Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DYSHIME & DETAJE/ Vrasja e Aleksandër Ndokës, arrin në 12 numri i të shoqëruarve

11/12/2017
PROFIL/Aleksandër Ndoka, ky ishte 48 vjecari që u vra në Lezhë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka shkuar në 12 numri i personave të shoqëruar në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.
Sipas policisë këta persona kanë pasur më parë konflikte me të ekzekutuarin ose kanë pasur dijeni për to. Por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor.
Për këtë arsye prokurorët nuk po anashkalojnë asnjë konflikt që Ndoka dhe familjarët e tij mund të ketë pasur në Lezhë apo jashtë vendit.
Burime të Prokurorisë bëjnë me dije se po hetohen dy pista kryesore, ajo e konflikteve personale apo anëtarëve të tjerë të familjes Ndoka dhe ajo e vrasjes për shkak të detyrës.
Prej vitit 2013, 48-vjeçari ka mbajtur detyra në administratën lokale në Lezhë, jurist në Hipotekë dhe këshillin e qarkut si dhe nga 2015 anëtar i këshillit bashkiak. Ndërsa muaj më parë ai ishte emëruar edhe kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Veriun.
Një konflikt ku u përfshi djali i viktimës në zgjedhjet e 25 Qershorit është bërë gjithashtu pjesë e hetimit. Ai u arrestua vetëm 3 javë më parë, ndërsa është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, i shoqëruar nga forca të policisë.
Hetuesit thonë së autorët e këtij atentati kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjet që kryente objektivi i tyre ose e kanë ndjekur atë. Rruga në afërsi të banesës është parë si vendi më i përshtatshëm, për shkak se është ngushtë dhe viktima nuk ka pasur mundësi largimi.
Sipas ekspertëve te kriminalistikes, Aleksandër Ndoka ka qenë duke kthyer makinën për të hyrë në banesë dhe është qëlluar teksa po ecte mbrapsht. 14 plumba u qëlluan ndaj tij dhe 9 prej tyre e kanë prekur në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Tags: Alekander Ndokavrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.