Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Makinat me moshë mesatare 20-vjeçare, në Shqipëri përdoren sa dyfishi i Europës

10/12/2017
Makinat me moshë mesatare 20-vjeçare, në Shqipëri përdoren sa dyfishi i Europës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian. Si ndikon kjo në mjedis? Propozimet për të nxitur hyrjen e makinave të reja në vend dhe planet e Ministrisë së Mjedisit për të reduktuar ndotjen. Si do ndalohet importi i automjeteve nën standardin Euro 5…

Të shqetësuara për ndikimin negativ në mjedis, India, Franca, Britania dhe Norvegjia, kanë vendosur objektiva që maksimumi deri në vitin 2040 të ndalojnë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në favor të automjeteve më të pastra. Të paktën 10 shtete të tjera kanë vendosur objektiva për makinat elektrike.

Shqipëria, ashtu si në shumë fusha të tjera, duket vite dritë larg kësaj mënyre të menduari e të vepruari. Sipas të dhënave nga Automobile Club Albania (ACA), parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian.

Në total, sipas të dhënave të përpunuara nga ACA, në Shqipëri janë të regjistruara rreth 435 mijë autovetura. 87% e mjeteve të regjistruara janë të standardit Euro 1, 2 dhe 3, me vit prodhimi deri në 2005-n. Me standardin Euro 5 dhe 6 ka vetëm 14 mijë mjete të regjistruara apo 3.3% të totalit.

Të dhënat e ACA tregojnë se shqiptarët nuk po e rinovojnë parkun e mjeteve. 80% e mjeteve të regjistruara në vitin 2015 kishin një vit prodhimi deri në vitin 2005 dhe standard deri në Euro 3.

Që pas gushtit 2011, kur u hoqën detyrimet doganore për makinat e vjetra, u shënua rritje e ndjeshme e importit të tyre. Në 6 vjet (2011-2016) u importuan 261 mijë mjete të përdorura (që kulmuan në 2013-n me 64 mijë) dhe 10 mijë të reja, duke përkeqësuar dukshëm moshën e parkut të automjeteve në vend./Monitor.al/

Tags: dysfishi i Europesmakinatmosha mesatare 20-vjeçperdorimi ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.