Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Varfëri dhe papunësi mjaftueshëm, por shqiptarët shpenzojnë më tepër për alkool se shtetet fqinje

06/12/2017
Varfëri dhe papunësi mjaftueshëm, por shqiptarët shpenzojnë më tepër për alkool se shtetet fqinje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të konsideruar si shpenzime luksi, në 2016-n shqiptarët ulën lehtë shpenzimet për pije alkoolike. Gjatë 2016-s, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin rreth 1.19% e totalit të shpenzimeve të njësive ekonomike në familjeve. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve 2016, grupi i mallrave shpenzime për pije alkoolike dhe duhan ishte 3.4%, ndërsa 62.6% e përbënin shpenzimet për duhan, pjesa tjetër për alkool. Ndërsa një vit më parë, shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin 1.28%, duke u ulur me 0.1 pikë për qind.

Nga të dhënat që ka publikuar Eurostat për shpenzimet e familjeve europiane për pije alkoolike, Shqipëria shpenzon më shumë krahasuar me vendet fqinje europiane si Italia dhe Greqia. Shpenzimet për pije alkoolike zinin në Itali vetëm 0.9% të totalit të shpenzimeve dhe po aq zinin edhe në Greqi dhe Spanjë, vende të cilat janë prekur ndjeshëm nga kriza financiare.
Megjithatë sipas të dhënave të Eurostat, shqiptarët shpenzojnë më pak se serbët, ku shpenzimet për pije alkoolike përllogariteshin të ishin rreth 2% e totalit të shpenzimeve.

Familjet europiane shpenzuan afërsisht 130 miliardë euro për pije alkoolike Në 2016-n, shpenzimet për pijet alkoolike zinin 1.6% të shpenzimeve totale. Kjo përllogaritet përafërsisht 130 miliardë euro, ekuivalente me 0.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian apo rreth 250 euro/banorë të BE-së. Këtu nuk përllogariten pijet alkoolike të paguara në restorante dhe hotele.
Shpenzimet vjetore të familjeve për pije alkoolike janë përafërsisht ekuivalente me shpenzimet e tyre për produktet mjekësore, pajisjet dhe pak më të larta se ato të shpenzuara për mbrojtje sociale ose arsim në vitin 2016.
Vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për pije alkoolike

Në vitin 2016, në të gjithë vendet anëtare të BE-së, shpenzimet e familjeve në tre vendet baltike ishin më të lartat: Estonia (5.6%), Letonia (4.8%) dhe Lituania (4.2%). Ata u pasuan nga Republika Çeke dhe Polonia (të dyja 3.6%), Hungaria dhe Finlanda (të dyja 2.9%).
Përqindja më e ulët e shpenzimeve të familjeve për pije alkoolike u regjistrua në Spanjë (0.8%) dhe Itali (0.9%), përpara Austrisë (1.3%), Portugalisë (1.4%) dhe Gjermanisë (1.5% ). Pjesa e shpenzimeve për alkoolin u rrit më së shumti në Qipro dhe në Republikën Çeke

Mes viteve 2006 dhe 2016, përqindja e shpenzimeve për pije alkoolike ndaj totalit u rrit në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Në harkun kohor të dhjetë viteve u shënua rritja më e lartë në Qipro ku nga 1.6% në 2006, familjet shpenzuan 2% në 2016, me një rritje prej 0.4%. Gjithashtu edhe në Republikën Çeke pati një rritje me 0.4 pikë për qind, nga 3.2 në 3.6%./Monitor/

Tags: me shume se fqinjetshpenzimet per alkoolshqiptaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.