Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RRËFIMI/ “Burri më ndiqte me thikë, tentoi të më hidhte nga dritarja”

05/12/2017
RRËFIMI/ “Burri më ndiqte me thikë, tentoi të më hidhte nga dritarja”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shqipëri gratë po denoncojnë përherë e më tepër dhunën në familjet e tyre. Ato kërkojnë divorce në gjykatë dhe urdhra mbrojtjeje, pas shumë vjet martesë dhe disa fëmijë.
Në materialin e sotëm, po sjellim historinë e Teutës, e cila dhunohet prej shumë vitesh nga i shoqi.
Teuta 48 vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, sapo ka ardhur nga gjykata, ku kërkoi divorcin me bashkëshortin e dhunshëm pas 30 vjet martesë të vështirë.
Emri dhe mosha e saj mund të mos jenë të vërteta, por dhuna që ajo pëson rregullisht në familje është një dëshmi e dhimbshme e asaj çfarë ndodh çdo ditë prapa mureve të privacisë së familjeve shqiptare.
“Burri më shante e më godiste vazhdimisht. Ai më ndiqte me thikë derisa largohesha nga shtëpia, në një rast tjetër u përpoq të më shtynte të bija në rrymë elektrike, madje edhe më ka kërcënuar se do të hidhte nga dritarja, duke hapur kanatin e saj. Nuk duroj dot më dhe aq sa kam duruar dhe e kam fshehur dhunën e për shumë vite, e kam bërë vetëm për fëmijët, që të rriteshin ata”, tha Teuta.
Bashkëshorti i alkoolizuar e nisi dhunën fizike dhe psikologjike pas dhjetë vjetëve të para të martesës.
Teuta duroi dhe e fshehu këtë dhunë mbi 20 vjet, me shpresën se ai do të përmirësohej, por 5 vjetët e fundit dhuna u bë e padurueshme dhe e rrezikshme për jetën e saj.
Atëherë ajo kërkoi divorcin në gjykatë dhe ndihmën e Qendrës Komunitare “Sot për të Ardhmen”.
Psikologë të saj e shoqërojnë kudo, ndërsa Teuta merr mjekime të ndryshme pas dhunës dhe ankthit që pëson prej afro dy dekadash.
Teuta thotë se tani nuk mban asnjë shpresë që martesa e saj mund të shpëtohet, ndaj kërkon divorcin nga dhunuesi i saj i alkoolizuar, i cili rriti edhe fëmijët në një mjedis dhune, sharjesh, pasigurie e rreziqesh, pasi edhe ai është i sëmurë rëndë nga organet e shkatërruar nga pija dhe merr një grusht ilaçe, që i gjen me vështirësi ngaqë nuk punon.
Në qendrën komunitare “Sot për të ardhmen”, ekspertet pohojnë se megjithëqë drama e Teutës është shokuese, ky është një rast, që mund të konsiderohet i lehtë në krahasim me dhjetëra gra e vajza të tjera, që kërkojnë aty ndihmë në kushte disa herë më të rënda.
Aktualisht gjatë këtij viti janë bërë 3600 denoncime, 2000 kërkesa për urdhra mbrojtje dhe 14 gra kanë humbur jetën vetëm nga dhuna në familje.
“Rasti i Teutës është vetëm njëra prej qindra ngjarjeve, që dëgjojnë dhe ndihmojnë organizatat e shoqërisë civile si Qendra për Zhvillim Komunitar ‘Sot për të ardhmen’”. Përditë denoncimet shtohen në Tiranë, Durrës, Lezhë e gjithë qytetet ku ka qendra sociale”, tha Fabiola Egro, drejtuese e Qendrës.
Pas divorcit nga babai i dhunshëm i 5 fëmijëve të saj, Teuta nuk ka asnjë plan për të ardhmen e vet, por vetëm të shkojë sa më larg njeriut, që i ka rrezikuar jetën disa herë, pasi e fyen dhe e godet për vite me radhë.
Pas këtij vendimi, ajo është sërish në rrugë të madhe, pa strehë, pa mbrojtje, pa punë, pa të ardhura dhe pa sigurinë për jetën, që duhej t’i jepte një familje aq e madhe, të cilës ajo vetë i dha jetë nga e vetja për 3 dekada. VoA

Tags: dhuneGRUArrefim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.