Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Itali, 2.7 ton drogë nga Shqipëria, goditet tjetër bandë vlonjate

29/11/2017
FOTO/ Itali, 2.7 ton drogë nga Shqipëria, goditet tjetër bandë vlonjate

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër organizatë kriminale nga qyteti i Vlorës, të specializuar për trafikun e marijuanës drejt vendit fqinj. Karabinierët nga qyteti Breshias, në veri të Italisë, kanë arrestuar në orët e fundit me urdhër të prokurorisë, 9 shqiptarë dhe 4 italianë të përfshirë në trafik.
Dy shqiptarët e tjerë, që kishin një rol të rëndësishëm në këtë organizatë kriminale dhe ishin pika e referimit në Shqipëri të kësaj organizate kriminale, kanë shpëtuar nga arrestimi. Ata dyshohen se fshihen në zonën e Vlorës.
Drejtuesi i repartit operativ të Breshias, që ka udhëhequr këtë operacion, tha se 2 shqiptarët në kërkim do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtare. Për këtë arsye karabinjerët e Breshias nuk bëjnë publike emrat e të gjithë të arrestuarve deri më tani në kuadër të këtij operacioni që vijon ende.
Në krye të kësaj organizate është një shqiptarë 35-vjeçar, që jeton në Breshia dhe kishte si bashkëpunëtorë më të ngushtë vëllanë dhe nipin, tashmë të arrestuar. Ky operacion e ka pikënisjen në fund të vitit 2016 ku, nëpërmjet përgjimeve, karabinierët italianë kanë zbuluar një ngarkesë me kanabis nisur nga Vlora në drejtim në Kalabrisë në Jug të Italisë.
Dyshohet që droga u transportua nëpërmjet një peshkarexhe e nisur më 26 dhjetor nga Shqipëria dhe droga u shkarkua 3 ditë më vonë. Sasia e drogës së transportuar ishte 2.7 ton marijuanë e presuar, e cila më pas u sekuestrua më 30 dhjetor në qytetin Artena afër Romës.
Ky ishte momenti i arrestimeve të para, siç tregohet nga fotot e anëtarëve të kësaj organizate kriminale, ku u prangos një 45-vjeçar shqiptarë që zyrtarisht punonte si mekanik. Ndërkohë përgjimet kanë vazhduar për të identifikuar të gjithë organizatorët e këtij trafiku.
Nga përgjigjet u zbulua se shqiptarët me banim në Breshia porosisnin edhe sasi të konsiderueshme Kokainë nga Holanda. Atyre iu kapën 4kg Kokaine.
Kreu organizatës së bashku me vëllanë dhe nipin organizonte transportin me makina të modifikuara me dy shasi për fshehjen e Kokainës. Për të shmangur përgjigjet çdo javë ata ndërronin numrat e telefonit megjithatë survejimi nga karabinierët mblodhi prova të mjaftueshme për ti arrestuar.

 

Tags: bandadrogeitalishkaterrohetvlonjate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.