Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-ministri i Mjedisit reagon ashpër kundër qeverisë: “Shqipëria, një varrezë masive landfillesh”

26/11/2017
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Plani i qeverisë për ndërtimin e impianteve të mbetjeve dhe inceneratorëve në Shqipëri ka sjellë një reagim tepër të ashpër të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ai shprehet se Shqipëria po shndërrohet në një varrezë landfillesh, të cilët pavarësisht kostove marramendëse të ndërtimit, e kryejnë funksionin e tyre për vetëm 10 vite.
Reagimi i Lefter Kokës:
Të nderuar Miq,
Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend mori një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve. Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek-tuk ndonje pseudo-landfill, që përvec kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krej të ri. Pseudolandfillet – Jetëgjatësi deri në 10 vjet, kosto e lartë ndërtimi, tarifa depozitimi të papërballueshme nga bashkitë; pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes duke e kthyer Shqipërine në nje varrezë landfillesh. Impiantet e Prodhimit ë Energjise nga Mbetjet – Jetëgjatësi +50 vjet, kosto ndërtimi më e ulët se ajo e zbatuar abuzivisht në disa qarqe të vendit për pseudo landfille, ZERO tarifë depozitimi për bashkitë, emetimet në ajër 10 herë më të ulëta se standardet e Bashkimit Europian, teknologjia e përdorur edhe më e avancuar se ajo e impiantit të prodhimit të energjisë nga mbetjet që ndodhet aktualisht në mes të kryeqytetit të Austrisë, Vienës. Pas 7 vitesh këto vepra unike inxhinierike i kalojne 100% në pronësi dhe administrim bashkive. Të ardhurat nga shitja e energjisë, bashkitë do të mund t’i përdorin për investim në pastrim dhe infrastrukturën e riciklimit. Krenar për këto impiante, I keqardhur për çdo miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh.

Tags: mjedisireagon Lefter KokaShqiperia varreze lanfillesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.