Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

1000 te shpetuar/Kthehen ne Durres edhe 2 vajzat e “Orikut”

26/11/2017
1000 te shpetuar/Kthehen ne Durres edhe 2 vajzat e “Orikut”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anija “Oriku” pjesë e Flotës Detare shqiptare është kthyer në atdhe pas një viti qëndrimi në detin Egje, pjesë e operacionit të NATO-s “AEGEAN SEA”.

Nga 21 nëntori i vitit të kaluar e deri tani, gjashtë ekuipazhet e anijes “Oriku”, P-132, kanë marrë pjesë në dhjetra operacione në detin Egje në  kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin ilegal dhe migrimin në këtë rajon të trazuar. Rezultat i këtyre operacioneve është dhënia e ndihmës dhe shpëtimi i rreth 1 mijë personave të moshave, gjinive e shtetësive të ndryshme, siriane, nigeriane, irakiane, somaleze, jemenase, kongoleze etj, të cilat nga brigjet e Turqisë do kalonin për në brigjet greke apo vende të tjera të BE.

Në ceremoninë e organizuar në Portin e Durrësit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se, prania e anijes “Oriku” në detin Egje është shembulli më i mirë i lënies pas të çdo retorike, kur vjen fjala për të shërbyer në një mision NATO.

“Dhe çfarë suksesi! Njëmijë jetë të shpëtuara gjatë këtij viti, një mijë njerëz që falenderojnë flamurin e kuq me shqiponjën dykrenore. Falenderojnë e kujtojnë të gjithë ju, ushtarakë të Forcës sonë Detare, se u zgjatët dorën e shpresës dhe dritën e jetës, aty ku terrori i luftës dhe mungesa e së ardhmes, detyroi një kolonë të madhe njerëzore drejt eksodit larg nga Siria e Iraku”, tha Ministrja në fjalën e saj.

Ajo ka vlerësuar kontributin e të gjithë efektivëve shqiptarë në të gjitha misionet paqeruajtëse ku Shqipëria merr pjesë, siç janë ato në Afganistan e Kosovë, të cilat Ministrja Xhaçka i vizitoi gjatë javës që kaloi.

“Kudo ku shkova dhe këdo që takova, mu fol me superlativa për gjithë ushtarakët shqiptarë, motrat e vëllezërit tanë që në çdo situatë të vështirë, janë shembuj të shkëlqyer profesionalizmi. Dua të ndaj me ju vlerësimet maksimale të komandantëve të Misionit Resolute Support në Afganistan dhe KFOR në Kosovë, që më kërkuan t’u dërgonim më shumë ushtarakë shqiptarë pranë tyre.Të njëjtin vlerësim ma thanë dy javë më parë ministrat kanadez dhe letonez për djemtë tanë që janë pjesë e Prezencës së Përparuar të NATO-s në Letoni. Kudo ku keni shkuar, vazhdoni të na nderoni. Nuk ka më bukur kur dora e shpëtimit është dora e një shqiptari”, përfundoi fjalën e saj Ministrja e Mbrojtjes.

Shqipëria do të zgjasë me një vit qëndrimin e saj në detin Egje dhe së shpejti drejt operacionit do të niset anija “Butrinti” me 17 anëtarë të ekuipazhit. Kjo anije për herë të parë do të jetë e pajisur me armatim, një risi kjo në anijet shqiptare të patrullimit. Në kontigjentin e fundit në Egje, pjesë e ekuipazhit kanë qenë edhe dy vajza në uniformë.

Tags: anija orikuxhacka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.