Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

OPERACION NDËRKOMBËTAR/ Shkatërrohet banda e trafikut të armëve, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

24/11/2017
Nis regjistrimi i armeve ne Shqiperi

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Europol ka koordinuar Ditët e Përbashkëta të Veprimit në lidhje me trafikun e armëve në Vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbi 135 armë zjarri dhe 7 000 municione të konfiskuara janë disa nga rezultatet përfundimtare të operacionit “Calibre”, një seri veprimesh ndërkombëtare të cilat u zhvilluan në 10 shtete anëtare të BE-së dhe në 8 Palë të Treta, të udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar si lideri i këtij aktiviteti dhe me mbështetjen e plotë të Europol dhe Frontex.
I nisur në Shtator 2017, operacioni “Calibre” arriti kulmin me një veprim të përbashkët dy-ditor në datat 17-18 Nëntor 2017, i koordinuar nga Qendra Operacionale e Europolit në Hagë, gjatë së cilës u kryen kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në këto Ditë të Përbashkëta Veprimi morën pjesë Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bullgaria, Greqia, Rumania, Spanja, Hungaria, si dhe Zvicra, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Njësia ATF e SHBA-së, Europol dhe Frontex.
Gjatë kësaj veprimtarie dy-ditore, u arrestuan 18 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor për veprat penale në lidhje me armët e zjarrit dhe eksplozivët si edhe 81 individë u penguan të hynin ilegalisht në BE. Përveç kësaj, u identifikuan edhe 37 raste të cilat kishin kaluar afatet e qëndrimit.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Britaninë e Madhe u vendosën 4 zyra lëvizëse të Europol, duke mundësuar në kohë reale shkëmbimin e informacionit dhe duke analizuar dhe kontrolluar të dhënat e mbledhura. Në pika të ndryshme të kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor oficerët e kufirit gjatë kontrollove në kufi u ndihmuan edhe nga Frontex.
Operacioni “Calibre” është pjesë e operacionit “Dragon”, i cili është i katërti event i Ditëve të Përbashkëta të Veprimit të organizuara në të gjithë BE-në, që zhvillohet brenda Ciklit të Politikave të BE-së për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe krimet e rënda, i cili u zhvillua në kuadrin e EMPACT për armët e zjarrit.

Tags: arrestimeoperacion nderkombetarshqiptaretrafik armesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.