Katërmbëdhjetë protestuesit e arrestuar dy ditë më parë pas protestës para Kryeministrisë janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të vendoset masa e sigurisë ndaj tyre.
Seanca gjyqësore do të përcaktojë masën që do të caktohet për secilin prej të arrestuarve, të cilët u ndaluan pas përplasjes me policinë gjatë protestës.
Jashtë Gjykatës së Tiranës janë mbledhur protestues dhe mbështetës të të arrestuarve, të cilët kanë kërkuar lirimin e tyre.
Arrestimet u kryen pas protestës së 1 shtatorit, gjatë së cilës pati tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit pranë Kryeministrisë. a.b





