Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Esktradohet në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafik kokaine në Angli

24/11/2017
EMRI & FOTO/ Esktradohet në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafik kokaine në Angli

Judmir Shazivari

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia shqiptare ka ekstraduar ditën e sotme një të dënuar në Angli. Sipas informacioneve rezulton se ky shtetas ka qenë i dënuar në Britani për trafik kokaine. Judmir Shazivari është dënuar atje me 14 vite burgim, por tashmë një pjesë të dënimit do ta vuaj në Shqipëri.

Historia
Një rrjet trafikantësh që merrej me trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe është dënuar me gati 6 dekada burg. Sipas mediave britanike, rrjeti drejtohej nga Darren Lazarus, dhe shqiptari, Judmir Shazivari, 40-vjeç. Ata thuhet se ishin njohur në burg dhe trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013 – prill 2014. Prokurori i çështjes tha se gjyqi ndaj Lazarus dhe Shazivari ishte një nga çështjet më të vështira që ka çuar para gjykatës.
“Lazarus përdorte agjentë dhe korrierë për furnizimin me drogë, përfshirë Olsi Bilaci dhe agjentë nga Londra duke përdorur të njohur të shqiptarit Shazivari”, tha prokurori.
Ai ka treguar edhe skemën e trafikut: Lazarus i telefononte Shazivarit, ky i telefononte një të treti. Më pas korrieri e transportonte drogën për në Swindon me taksi ose me makinë private.
Lazarus rezulton se është dënuar 17 herë për 57 akuza, ku herën e fundit në vitin 2006 mori 4 vite burg. Ndërsa Shazivari është dënuar 5 herë për 7 akuza dhe në vitin 2010 u dënua me 6 vite burg. Lazarus u dënua me 16 vite, Shazivari 14 vite, Jordan Packe dhe Zak Knight nga 6 vite secili, Alex Scotford 4 vite e 8 muaj, Thomas Price 3 vite e 8 muaj dhe Ben Blackmore 3 vite. Kurse shqiptari tjetër Olsi Bilaciu u dënua 4 vite e 6 muaj ndërsa Tyron Harman mori 18 muaj dënim, raportojnë mediat britanike.

 

Policia

Më datë 23. 11. 2017, në P. K. K., Rinas, u ekstradua nga Anglia në Shqipëri, shtetasi J. SH., vjeç 42, banues në Tiranë, i dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Trafikimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike”, ku ka kryer 3.9 vjet burg dhe është transferuar për vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit.

Tags: ANGLIekstradohetJudmir Shazivari

Po ndodh

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

MEDIA E MADHE GJERMANE/ Pse ‘Flamingot’ nuk thyhen dhe pse Rama nuk bie

21/09/2026
Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

MEDIA E MADHE GJERMANE/ Pse ‘Flamingot’ nuk thyhen dhe pse Rama nuk bie

21/09/2026
Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Moody’s: Çmimet e banesave rrezik për ekonominë shqiptare, korrupsioni problem i madh

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej