Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dështimi me negociatat, gazetari i “Eureporter”: Kryeministri Rama po përgatitet për të fajësuar Bashën

22/11/2017
PRAPASKENAT E NEGOCIATAVE/ Ja çfarë po diskutohet mes palëve, variantet e koalicioneve mbajnë peng datën e zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Martin Banks shkruan në një artikull për EuReporter, një portal me qendër në Bruksel, se “kryeministri shqiptar, Edi Rama, thotë se vendi i tij nuk është më kryeqyteti i kanabisit në Europë”. Më pas Banks tregon edhe letrën e Ramës drejtuar 28 liderëve të BE-së, ku kryeministri rrëzon deklaratat e tij për sukses duke kërkuar ndihmë të menjëhershme për zgjidhjen e çështjes së kanabisit. “Por në një letër drejtuar liderëve të Bashkimit Europian, Rama thotë se akoma mbetet shumë për të bërë në betejën kundër krimeve të lidhura me drogën”, shkruan Banks. Sipas tij, letra e Ramës vjen në prag të një samiti në Bruksel gjatë muajit që vjen, ku liderët e BE pritet të japin një vlerësim për progresin që ka bërë Shqipëria në plotësimin e kritereve të anëtarësimit në BE. Shkrimi i Banks vlerëson ndjeshëm përpjekjet e qeverisë për të vënë nën kontroll kanabisin në vend. Sipas të dhënave, pas një dekade kultivimi të pakontrolluar në Shqipëri, tashmë situata e kanabisit është nën kontroll. Bie në sy se një burim pranë zyrës së kryeministrit ka folur për gazetarin Banks. Burimi i siguruar i Edi Ramës sulmon ashpër Lulzim Bashën, kreun e Partisë Demokratike në opozitë, duke thënë se po drejton një fushatë diskreditimi të përpjekjeve anti-drogë të qeverisë. “Basha është akuzuar se ka shmangur diskutimet për eliminimin efektiv të kultivimit të kanabisit,” shkruan gazetari. “Burimi tha se ‘media e Bashës po bën përpjekje për të diskredituar përpjekjet tona, çka mund të vendosë në rrezik hapjen e negociatave me BE-në. Ai po përpiqet që të mbulojë rolin e ish-qeverisë së tij në lejimin e zhvillimit të këtij problemi në vend të parë’”.

Tags: deshtimi i negociataveEUreporterfajeson BashenRama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.