Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EXIT POLL/Shpend Ahmeti, sërish kryetar i Prishtinës

19/11/2017
EXIT POLL/Shpend Ahmeti, sërish kryetar i Prishtinës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë ndërkohë që Shpend Ahmeti ka marrë mandatin e  tij të dytë në komunën e Prishtinës, sipas exit polleve.

Në balotazh për kryetar komunash në garë ishin 38 kandidatë. Balotazhi u mbajt në këto 19 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot. Kurse në Partesh do të rivotohet sërish për kryetar komune, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar që të përsërisë votimet, pas ankesës së dërguar nga Nenad Cvetkoviq (nga subjekti politik GI, Narodna Sloga) i cili pretendoi se zgjedhjet në tri vendvotime të Parteshit kanë qenë të manipuluara.

1,353,613 kishin të drejtë vote për raundin e dytë të zgjedhjeve të cilët të drejtën e tyre kanë mundur ta ushtrojnë në 614 qendra të votimit me gjithsej 1,777. Ndërkohë, Klan Kosova ka organizuar sërish një Exit Poll. Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, duke paralajmëruar rezultatet ka thënë se Exit Polli ka përfunduar në 18:10 dhe janë rezultat për 11 komuna.

“I kemi bërë tri matje, në orën 13:00, 15:30 dhe 18:10, dhe të gjitha matjet tregojnë se lëvizje ka pasë Prishtina, Mitrovica e deri diku Rahoveci. Të tjerat kanë qenë stabile gjatë ditës”, ka thënë ai duke shtuar se në Suharekë më aktivë në votime ishin fshatrat. Organizatorët thonë se këto nuk janë rezultate finale.

Rezultatet për komuna sipas Exit Poll janë:

Ferizaj – fiton PDK

Vushtrri – fiton LDK

Klinë – fiton PDK

Prishtinë – VV

Mitrovicë – AKR

Gjakovë – AAK

Prizren – PDK

Gjilan – LDK

Suharekë – AAK

Istog – LDK

Rahoveci ende nuk dihet.

Tags: Exit pollshpend ahmeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.