Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL & DOKUMENTE/ Edi Rama 4 milionë euro dhuratë për Vilma Nushin

18/11/2017
Sipërmarrësja Vilma Nushi shet aksionet e kompanisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Koncesioni i kontrollit shëndetësor checkup, për të cilin Edi Rama krenohet më shumë, është faktuar me shifra zyrtare si koncesioni më korruptiv dhe më i dështuar ose si prova se çfarë shteti ai po ndërton.
Check up është më i dështuari, sepse vetëm 26 për qind e shqiptarëve që e përfitojnë, e kanë kryer këtë shërbim pavarësisht kushtëzimit të ndihmës ekonomike dhe vizitat e të sëmurëve kronikë.
Check up është më korruptivi, sepse vetëm për dy vitet e para të koncesionit të check up-it, pa përfshirë 2017-ën, klientja e Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë euro për rreth 250 mijë analiza të pabëra asnjëherë. 1,7 milionë euro në 2015-ën dhe 2.3 milionë euro në 2016-ën, siç tregohet edhe në tabelën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor.
4 milionë euro për një shërbim të pa dhënë, është provë se check-up jo vetëm nuk është falas, siç thotë Edi Rama, por me këtë koncesion, kontrolli shëndetësor është kthyer në një shërbim disa herë më i shtrenjtë.
Ky përfitim marramendës është parashikuar në kontratën e Edi Ramës me klienten e tij Vilma Nushi, e cila do të vazhdojë të paguhet 7 milionë euro në vit, edhe sikur check up-in ta kryejë një shqiptar i vetëm. Kjo është arsyeja pse Edi Rama prej dy vjetësh refuzon ta bëjë publike këtë kontratë zhvatëse për shqiptarët, si dhe çdo kontratë tjetër koncesionare në shëndetësi.
4 milionë euro që fiton klientja e Edi Ramës, pa bërë asnjë shërbim, do të mjaftonin për të mbuluar nevojat për kurimin e të gjithë pacientëve të onkologjikut, për të cilët sot mungojnë barnat. 4 milionë euro do të mjaftonin për të rritur pagat e për shpërblimet për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor.
Vilma Nushi nuk është e vetmja që përfiton para publike. Për koncesionet në shëndetësi, buxheti i vitit 2018 parashikon 40 milionë euro për 4 miq të Edi Ramës dhe familjes së tij. 40 milionë euro që do të mbulonin nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë.
Nëse Vetting-u do të ketë sukses, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet ta nisë zbatimin e reformës në drejtësi me aferat korruptive në shëndetësi. Kallëzimi Penal nga Partia Demokratike është aty prej më shumë se një viti”, ka denoncuar sot në emër të PD-së, deputetja Alban Vokshi.

Tags: check upEdi RamaVilma Nushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.