Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

UPDATE/Ku është Saimir Tahiri? – Prokuroria parashikoi largimin, Parlamenti e lejoi!

18/11/2017
KËRKESA/ Saimir Tahiri fillon “spektaklin” –  Prokuroria kërkon arrestimin, por ja ç’i kërkon ai prokurorit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të premten, Top Channel njoftoi për daljen jashtë vendit të ish-ministrit Saimir Tahiri. Për këtë, avokati i tij tha se nuk kishte dijeni. Por avokati shtoi se zoti Tahiri ishte një njeri i lirë dhe nuk kishte asnjë ndalim për të udhëtuar brenda dhe jashtë shtetit.
Por pikërisht kjo është çështja. Kur prokurorët u paraqitën më 20 tetor në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar autorizmin për arrestimin e deputetit Tahiri, prokurorët thanë se i ndruheshin largimit të tij.

“Në kushtet e parashikimeve ligjore të nenit 228 dhe 229 të Kodit të Procedurës Penale, a ekziston në rastin konkret rreziku i ikjes? Themi që në rastin konkret ekziston rreziku i ikjes për shkak të faktit të shmangies nga procedimi penal, në mënyrë që të mos përballet me organet e ushtrimit të ndjekjes penale”, deklaronte asokohe Elisabeta Imeri, prokurore e Krimeve të Rënda.

Mundësia e largimit u formulua edhe nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Një ditë më vonë, mazhoranca në Këshill refuzoi kërkesën për arrestim.
Dy ditë më vonë, kur Saimir Tahiri u përjashtua nga grupi parlamentar dhe Edi Rama tha se grupi refuzon në unanimitet arrestimin e deputetit, ofroi këto garanci që prokurorët të kryenin sipas tij një hetim të plotë.

“Për t’i dhënë prokurorëve të gjitha mundësitë e nevojshme për kryerjen e një hetimi serioz, të thellë dhe shterues, përfaqësia jonë në raportin e vet ka nënvizuar pranimin e kërkesës së Prokurorisë për: 1) dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, 2) detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, 3) ndalimin dhe detyrimin për qëndrimin në një vend të caktuar, 4) garancinë pasurore, 5) kontrollin personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Saimir Tahiri”, deklaronte kryeministri Rama.

Por më datë 25, Parlamenti votoi vetëm autorizimin për kontroll personal dhe banese, të cilin Prokuroria e validoi në gjykatë. Kaq, asgjë më shumë. Nga ky moment, Saimir Tahiri ishte një njeri i lirë për të udhëtuar pa asnjë shqetësim, brenda dhe jashtë vendit, në Gjermani apo çdo vend tjetër të hapësirës “Schengen”.

Lidhur me largimin e Tahirit, Top Channel mori zyrtarisht këtë përgjigje të shtunën:

“Parlamentit iu kërkua autorizimi për ‘heqjen e lirisë, arrestin dhe kontrollin personal e të banesës’. Kërkesa u bazua në dispozitat përkatëse kushtetuese, neni 73, pika 2 e Kushtetutës, ku përcaktohet se Kuvendi mund të autorizojë vetëm ato masa që ishin edhe në objektin e kërkesës, pra ‘heqje lirie’, ‘arrest’ dhe ‘kontroll personal e banese’. Për masat e tjera vendos vetëm gjykata. Për sa kohë që kërkesa për autorizimin e arrestit nuk u pranua, çdo masë tjetër ndaj personit nën hetim u vlerësua e papërshtatshme. Në gjykatë u kërkua vetëm kontrolli i banesës, për të cilën kishte dhënë autorizimin Parlamenti”.

Çfarë ndodhi mes 20 dhe 25 tetorit, dy data kyç ku mazhoranca mori vendim se çdo të bënte me deputetin e saj?
Kjo është çështja!
Ndërkohë që publiku me të drejtë pyet sot: Ku është Saimir Tahiri?

Tags: Arratisetsaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.