Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & ABSURDITET/ Gjykata detyron të afërmin të strehojë burrin që e rrihte gruaja

14/11/2017
VIDEO & ABSURDITET/ Gjykata detyron të afërmin të strehojë burrin që e rrihte gruaja
Share on FacebookShare on Whatsapp
Një qytetar nga Shkodra denoncon publikisht një prej atyre që mund të konsiderohen pa frikë vendime absurde të drejtësisë shqiptare! Një gjyqtare i ka sjellë atij mik të paftuar në banesë një të afërm, pasi ka dhënë urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e tij! Gjovalin Troja është përballur me këtë situatë ditën e diel, ndërsa thekson se kurrë më parë nuk ishte vënë në dijeni!

Një gjyqtare në Shkodër mund të ketë dhënë një prej vendimeve më absurdë deri në qesharakë të drejtësisë shqiptare.

Pasi ka lëshuar një urdhërmbrojtje për shtetasin Pjeter Ulndreaj gjyqtarja Ermira Dedja ka vendosur të nxjerrë 50 vjecarin nga banesa dhe ta dërgojë mysafir të paftuar në shtëpinë e një të afërmi.

Rasti denoncohet nga Gjovalin Troja, nga fshati Shtoj i Ri, i cili është ngarkuar ti vërë në dispozicion një dhomë të afërmit që e cilëson dajë.

Gjovalin Troja: Të dielën në darkë më ka ardhur në shtëpi dhe më ka thënë kemi një vendim nga gjykata për t’i liruar një dhomë Pjeter Ulndreaj. Kanë pasur ndarje martese dhe gjykata ka lëshuar një vendim për të ardhur për të jetuar në shtëpinë time dhe me i lënë një dhomë.  

Gjovalin Troja thotë se është ndjerë i suprizuar përballë vendimit, sa kohë që ai nuk është kontaktuar kurrë më herët nga gjykata për këtë cështje, ndërsa nga ana tjetër as Ulndreaj nuk rezulton që të ketë dhënë emrin e tij për tu strehuar

Gjovalin Troja: Asnjëherë nuk më ka kontaktuar askush për këto vendime. Unë nuk kam ditur gjë që ka lëshuar vendime derisa ka ardhur drejtori i policisë në shtëpi. Këtë e di gjyqtarja.

Duke e cilësuar absurd deri shokues, Troja thotë se do ta denoncojë cështjen deri në Ministrinë e Drejtësisë.

Gjovalin Troja: Ai ka vëllezërit, ka tokën, ka shtëpinë e tij. Unë këtë vendim do tia adresoj ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.  

Për këtë vendim të datës 12 nëntor të këtij viti, ne kërkuam një prononcim nga gjyqtarja e gjykatës së shkallës së parë Shkoder, Ermira Dedja, por ajo refuzoi të flasë.

 

Tags: absurdgjykataUrdher mbrojtje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.