Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Bosi 22 vjeçar i familjes Dako është aksioner i kompanive me fitime marramendëse

14/11/2017
FOTO/ Bosi 22 vjeçar i familjes Dako është aksioner i kompanive me fitime marramendëse
Share on FacebookShare on Whatsapp

Djali i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako është vetëm 22-vjeç, por njihet si aksioner i dy kompanive të fuqishme me fitime marramendëse. Xhulio Dako, i datëlindjes 1995, rezulton aksioner i dy kompanive, njëra në fushën e lavanderisë dhe tjetra në tregtimin e produkteve ushqimore me bazë detin. Sipas investigimit të “TPZ.al” rezulton se në kompaninë e parë, të quajtur “DB Ëash International”, Xhulio Dako është shtuar si aksioner, tek themeluesi 54-vjeçar Tomi Ismailati, ndërsa ortakë janë edhe 5 shtetas italianë. Nuk dihet lidhja e djalit të njomë të Dakos me këta shtetas të mëdhenj në moshë, por sipas bilanceve të siguruara nga Tpz.al, rezulojnë se kanë qarkulluar qindra miliona lekë në harkun e 3 viteve të fundit. Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar nga ILDKPKI, Xhulio Dako është zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë “DB Ëash International”, me kapital 20 000 lekë. Edhe aksionerët e tjerë kanë deklaruar vlera qesharake në kapital, por bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve flasin për tjetër gjë. Fitimet të kompanisë “DB Ëash International”, të nxjerra nga bilancet që vetë kjo kompani ka deklaruar. Fitimet e kompanisë e “DB Ëash International” e krijuar 25/03/2014:

Viti 2014: 22.876.057 Lekë (të reja)

Viti 2015: 56.850.124 Lekë (të reja)

Viti 2016: 72.101.360 Lekë (të reja)

Pra, një kompani e sapo krijuar në vitin 2014, ka arritur të nxjerrë fitime deri në 1.4 miliard lekë, ku pjesë është edhe djali 22-vjeçar, i Vangjush Dakos. “DB Ëash International” është gjithashtu edhe përfituese e fondeve publike, ku në thesarin e shtetit rezultojnë 3 transaksione financiare ndaj kësaj kompanie, me vlerë 484.000 lekë (të reja). Pas suksesit me kompaninë e parë, 22-vjeçari Xhulio Dako lidhet ngushtë me 54-vjeçarin Tomi Ismailati. Të dy këta, bashkë me dy italianë të tjerë, hapin një biznes në vitin 2016, “Artic Group”, kësaj here në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, molusqeve dhe frutave të detit. Djali i Vangjush Dakos, bëhet 35 % aksioner, ndërsa brenda vitit të parë, arrijnë të qarkullojnë 34.233.202 lekë (të reja), rreth 300 mijë dollarë nga shitjet dhe shpenzimet. Mesa duket fati i ka buzëqeshur 22-vjeçarit, Xhulio Dako, jo për aftësitë e tij, por sepse ai është djali i kryebashkiakut të qytetit të dytë më të madh në Shqipëri, Durrësit. Xhulio njihet mirë në qytetin bregdetar, jo për bizneset e tij, por për jetën luksoze që ai bën, me makina të shtrenjta dhe shumat marramendëse që shpenzon në jetën e natës.

Tags: 22 VJECaksionerdjali i Vangjush Dakosfitime marramendes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjyqi në Kushtetuese e Shqipërisë, opozita kërkon legjitimimin e komisioneve hetimore

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.