Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHKRIMI I 1606/ Sekreti i Skënderbeut në fushën e betejës ishte…

11/11/2017
E RRALLË/ Gjergj Kastriot Skënderbeu nën hetim nga prokuroria shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në librin « Maximes d’estat militaires et politiques » të Giovanni Botero (1544 – 1617) – të përkthyer në gjuhën frënge nga Pierre de Deimier (1580 – 1618) dhe botuar në vitin 1606 në Paris nga shtëpia botuese « Toussaincts du Bray » – gjejmë një shkrim në kapitullin « Des Capitaines excellens à se faire rendre obeïssance », më saktësisht në faqen n°33, ku flitet për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Fragmenti në vijim, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » – trajton elokuencën ushtarake të udhëheqësve më të shquar, ndër të cilët përmendet edhe heroi ynë kombëtar: “ …Elokuenca (gojëtaria) ushtarake ka shërbyer dikur për të qenë një bindës i menjëhershëm, dhe në bazë të këtij virtyti, siç tregon Suetone (Caius Suetonius Tranquillus, 70 mb.K. – 122 mb.K.), Çezari (Caius Iulius Caesar, 100 p.K. – 44p.K.) i ka barazuar apo tejkaluar të gjithë ata që ishin para tij. Për këtë, Ciceroni (Marcus Tullius Cicero, 106 p.K. – 43 p.K.) shkruan se megjithëse ky luftëtar i madh ishte po aq i mirë sa Lelio (Caius Laelius Sapiens, 188 p.K. – 125 p.K.), dhe sado që një burrë e ka të vështirë të dëgjojë se një tjetër është i shkëlqyer në më shumë gjëra se ai, duke e pranuar lëvdatën ushtarake, ai ia atribuoi Lelios trofeun e elokuencës. Aftësia e të qenit elokuent ka qenë shumë e dobishme në mesin e kapitenëve modernë, ku fatmirësisht i ka shërbyer Gjergj Skënderbeut, prej të cilit mësojmë nga historia, se kur ai dilte i armatosur në fushën e betejës, sytë e tij shkëlqenin mrekullueshëm nga gëzimi, fjalimi i tij gjallërues, trimërues dhe luftarak u jepte zemër ushtarëve të tij në atë mënyrë saqë i bënte jo vetëm të shkathët e guximtarë, por edhe të furishëm e përbuzës ndaj rreziqeve, madje edhe ndaj vetë vdekjes”.
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/

Tags: elokuencasekretiskenderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.