Një 60-vjeçar me aftësi të kufizuara ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Shërbimet e policisë së këtij qyteti thonë se sapo janë njoftuar nga Urgjenca e Spitalit për një shtetas të dëmtuar, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
“Nga veprimet e para konstatuan se shtetasi A. M., 60 vjeç banues në Elbasan i cili ishte i paralizuar, në Lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ aksidentalisht ka rënë nga shkallët e katit të parë të pallatit dhe më pas ka ndërruar jetë”.
Ndërkaq, shërbimet e policisë së Elbasanit po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.





