Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Britani, grupet shqiptare të drogës “partnerë të mirë biznesi”

11/11/2017
Britani, grupet shqiptare të drogës “partnerë të mirë biznesi”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në shënjestër të Scotland Yardit anglez janë vënë 100 pjesëtarë të grupeve mafioze shqiptare që merren me tregtinë e kokainës në rrugët e qyteteve britanike.
Polica Metropolitane është duke bashkërenduar punën me Agjencinë Kombëtare të Antikrimit, NCA dhe gjatë viteve të fundit 130 pjesëtarë të grupeve kriminale janë dënuar nga gjykatat dhe janë kapur drogë me vlerë disa dhjetëra milionë sterlina, si dhe sasi të mëdha para të thata.
Sipas gazetës “Evening Standard” të Londrës, zyrtarët thonë se suksesi ka bërë që kriminelët të përdorin mënyra komplekse për fshehjen e kokainës nëpër hapësira të posaçme të krijuara brenda makinave dhe kamionëve të tonazhit të rëndë.
Statistikat e Home Office tregojnë se sasitë e drogës së kapur janë rreth 30 për qind më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Zyrtarë britanikë kanë kapur 5.516 kilogramë drogë që nga viti 2003.
Sipas Steve Benett, numrit dy të Departamentit të Inteligjencës të NCA-së, e cilësuar si FBI-ja britanike, “suksesi i trafikantëve shqiptarë është ngritur më shumë në reputacionin e tyre si të besueshëm, sesa për dhunën, siç portretizohen në flimin ‘Taken’, ku Luan aktori Liam Neeson”.
Sipas tij, “ata janë partnerë të mirë biznesi sesa partnerë të frikshëm”.
Sipas detektivëve britanikë, muajt e fundit trafikantët shqiptarë kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Amerikës së Jugut, ku është origjina e kokainës, për të arritur marrëveshje të drejtpërdrejta me kartelet e drogës.
Shumica a korrierëve janë emigrantë ilegalë të pajisur me letra identiteti falso greke dhe italiane, që shiten për 12 mijë euro ose u jepen borxh trafikantëve.
Sipas “Evening Standard”, Agjencia Kombëtare e Antikrimit ka dy zyrtarë të saj të stacionuar në Shqipëri, ku po grumbullojnë informacione për rrjetet kriminale, por lidhjet e ngushta familjare të klaneve mafioze e bëjnë të vështirë depërtimin në këto rrjete.

Tags: britanishqiptaretTrafikante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.