Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet gjyqtari i arrestuar: Lekët janë kursimet e mia, eurot të një miku

10/11/2017
Gjyqtari 300 milionësh në 2014 deklaronte si pasuri vetëm një apartament, ja detajet…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i arrestuar sot për korrupsion aktiv dhe pasiv, ka dëshmuar para hetuesve lidhur me sasinë e parave që iu gjetën në banesë nga Policia. Ai ka deklaruar se 10 149 000 lekë ishin kursime të tija, kurse 174 810 euro ishin të një miku, i cili ia kishte lënë në ruajtje pasi do të blinte një pronë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit njoftuan se, në datë 9 nëntor 2017, rreth orës 23:30, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë”. Në këtë operacion u ndalua shtetasi Shkëlqim Miri, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017 për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme; Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë e kishte deklaruar “fajtor”, autorin dhe e kishte dënuar me 20 vjet burgim. Por, në Gjykatën e Apelit Tiranë është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë” dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.
Në këtë operacion, në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit pro-aktiv, ka rezultuar dhe janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kundra-ligjore.

Tags: GjyqtarShkelqim miri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

04/07/2026
Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

04/07/2026
11 organizata shqiptare në Britani mbështesin protestat në Shqipëri

11 organizata shqiptare në Britani mbështesin protestat në Shqipëri

04/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

DITA 35/ Protestë madhështore në Tiranë: Nuk ikim më, ikni ju!

04/07/2026
Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

Protestuesit rrëzojnë bustin simbolik të Edi Ramës: “Busti i fundit i diktaturës”

04/07/2026
Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

Flamuri gjigant kuqezi mbulon Piramidën, protestuesit shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi”

04/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.