Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjendet një person i pajetë dhe drogë shqiptare në brigjet italiane

07/11/2017
Gjendet një person i pajetë dhe drogë shqiptare në brigjet italiane

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Brenda pak ditësh në brigjet provincës së Leçes në rajonin e Puglias janë gjetur qindra kilogramë marijuanë e trafikuar nga Shqipëria. Sipas policisë italiane paketimi i njëjtë bën të dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtën ngarkesë droge e braktisur apo e humbur nga trafikantët gjatë transportit nga Shqipëria drejt Italisë për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar në nivel 4-5 ballë. Po në të njëjtin territor është identifikuar gjatë orëve të fundit dhe trupi i pa jetë i një personi.
Moti i keq ka vështirësuar operacionin e rekuperimit të viktimës, i cili gjendet në një zonë shkëmbore të bregdetit të Puglias e nën monitorimin e vazhdueshëm të rojës bregdetare. Asnjë person nuk rezulton i humbur në këtë territor e mediat lokale hedhin dyshimin e lidhjes së mundshme mes trupit të pa jetë në det e thasëve me marijuanë të gjetura në bregdetin e territorit përreth.
Më datën 22 tetor në brigjet e Puglias në komunën San Foka u gjetën nga Financa Italiane 17 thasë me marijuanë në vlerë përfitimi shitje prej 300 mijë euro.
Më 29 tetor në komunën Cesine të Puglias vetëm pak kilometra larg San Foka u gjetën rreth 40 kg të tjera marijuanë me të njëjtën mënyrë konfeksionimi si ai i rikuperuar pak ditë më parë.
Më datë 4 nëntor po në bregdetin e oazit natyror të Cesines por në territorin e komunës së San Kataldos u gjetën 48 kg marijuanë të tjera të konfeksionuara në dy thasë të mëdhenj.
Ndërsa mëngjesin e sotëm rreth 100 kg marijuanë janë gjetur në brigjet e komunës Porto Badisco në provincën e Leçes.
Kjo sasi marijuanë e nxjerrë nga deti gjatë ditëve të fundit në brigjet e Leçes bëhet më e mistershme pas zbulimit të një personi të mbytur në det.
Një ditë më parë banorët e komunës Kastro në provincën e Leçes kanë informuar rojën bregdetare mbi trupin e pa jetë të një personi që lundronte në afërsi të brigjeve shkëmbore të qytezës së tyre.

Foto Ilustruese
Tags: bregdetdrogeViktime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.