Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Rama fshehu sërish provat për Tahirin, Prokuroria të veprojë menjëherë

04/11/2017
PD: Rama fshehu sërish provat për Tahirin, Prokuroria të veprojë menjëherë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka dhënë urdhër për fshehjen e detajeve të rëndësishme nga operacioni policor në Elbasan, ku u ndalua biznesmeni Orest Sota. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se shuma mbi 800 mijë euro që u gjet në automjetin e Sotës i përket ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas deputeti të PD, patentat për drejtimin e mjeteve lundruese konfirmojnë transportin e drogës nga Habilajt me skafin e Saimir Tahirit, ndërsa Edi Rama është shndërruar në murin mbrojtës të ish-ministrit të tij, sepse është përfituesi më i madh i narko-republikës. Alibeaj kërkoi largimin e kryeministrit dhe veprime të menjëhershme nga Prokuoria, në mënyrë që Tahiri të mos i shpëtojë drejtësisë.

Deklarata e Enkelejd Alibeaj:

Policia e Elbasanit ka ndaluar me 1 nëntor 25 vjecarin Orest Sota që kishte në makinë 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi për anije 20 dhe 100 ton të Saimir Tahirit. Me urdhër të Edi Ramës këto të dhëna u fshehën në komunikatën e policisë. Vetëm pas tre ditësh, dhe pas denoncimit të kryetarit të opozitës, policia u detyrua të pranojë publikisht shumën prej 863 mijë euro, bashkë me dy patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.

25 vjecari Orest Sota ka deklaruar se 863 mijë euro i duheshin për të blerë hekur tek Kurum. Por ky version ka rënë poshtë, sepse Kurum nuk pranon para kesh, e në vecanti jo për sasi të tilla, që do të blenin të paktën 70 kamionë të mëdhenj me hekur. Ndërkohë, kompania e 25 vjecarit Sota dhe e babait të tij, nuk i justifikojnë me dokumenta këto para. Atëherë, të kujt janë 863 mijë euro? Pse Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Haki Çako urdhëruan policinë ti fshehë të dhënat nga komunikata?

Të gjitha rrethanat tregojnë se këto para i përkasin të njëjtin person që i përkasin edhe patentat e lundrimit. Janë të Saimir Tahirit. 863 mijë eurot dhe patentat e lundrimit, janë pikërisht provat që kërkon drejtësia që faktojnë impilikimin në trafik droge të Sajmir Tahirit. Ja pse Edi Rama e mbron Tahirin nga arrestimi, me anë të imunitet parlamentar.

Sepse Edi Rama ka marrë përsipër ti zhdukë këto prova sipas paktit Rama-Tahiri: Saimir Tahiri të mos arrestohet, me kusht që të mos flasë e të mos i marrë me vete të gjithë, me kryeministër, ministra, drejtorë policie etj. Tani një prej provave, 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit për tonazh 20 dhe 100 ton, të nxjerra nga banesa e Saimir Tahirit, sipas skemes për ti larguar e siguruar në vende të ndryshme, u kap.

Janë 863 mijë euro të Saimir Tahirit, përfitim nga trafiku i drogës dhe dy patenta lundrimi, provë e posedimit të skafeve të përdorur siç ka ndodhur dhe me makinën e famshme nga Habilajt, cka Tahiri e ka mohuar publikisht. Provat janë aty. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë. Saimir Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë!

Edi Rama është prej 3 javësh një kryeministër i rrëzuar de fakto, një kufomë politike e diskredituar para shqiptarëve dhe botës si krijuesi, mbrojtësi dhe përfituesi i narkorepublikës. Ai duhet të largohet e ti hapë rrugë një qeverie anti-mafia që lufton krimin, godet të paprekshmit, dhe çmonton kupolën mafioze.

Tags: 800 mijë euroAlibeajEdi Ramahetimelidhje me kriminProkuoriasaimir tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.