Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INDEKSI i BB/ Shqipëria në listën e vendeve që nuk kontrollojnë dot korrupsionin

02/11/2017
INDEKSI i BB/ Shqipëria në listën e vendeve që nuk kontrollojnë dot korrupsionin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Media ekonomike italiane ‘IlSole 24Ore’ ka përpunuar të dhënat e fundit të Bankës Botërore për indeksin e qeverisjes, duke u përqendruar në treguesin e korrupsionit dhe zbatimit të ligjeve, dy tregues që lidhen ngushtësisht me njëri tjetrin, ku dhe rezulton që Shqipëria çalon dukshëm.
Indekset e Bankës llogariten duke marrë një vlerë maksimale prej 2.5% dhe minimale prej -2.5%. Në Shqipëri, treguesi më negativ është ai i korrupsionit, që merr -0.398 pikë, duke bërë që vendi ynë të hyjë në listën e shteteve që nuk e kontrollojnë dot këtë fenomen, së bashku me vende si Tajlanda, Brazili, Indonezia.
Nga vendet e rajonit, më mirë se ne janë Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, ndonëse të gjitha renditen në zonën negative. Pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë është Kosova dhe pak më keq renditet Bosnjë Hercegovina, shteti që ka problem të shumat për shkak të ndarjes etnike.
Shteti që nuk arrin të kontrollojë më shumë korrupsionin në botë është Somalia, që e ka këtë tregues -1.68, ndërsa vendi më pak i korruptuar është Zelanda e Re, i ndjekur nga shtetet nordike, përkatësisht Finlanda, Suedia, Norvegjia, Suedia.
Në indeksin total të qeverisjes, publikuar pak kohë më parë nga Banka Botërore, i cili mat gjashtë elementë (kontrolli i korrupsionit, efikasiteti i qeverisjes, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës, cilësia e ligjeve, zbatimi I ligjeve, liria e shprehjes), Shqipëria renditet në vend të 100, duke lënë pas Kosovën, Maqedoninë Bosnjën, ndërsa pak më mirë është Serbia. Treguesi tjetër ku Shqipëria ka marrë pikë negative është ai i zbatimit të ligjeve, ku merr një pikëzim negativ prej -0.347, që është më i keqi në rajon, së bashku me Kosovën. Në këtë tregues paraqitet më pozitiv edhe Bosnja, që është shteti më problematik në Ballkan.
Në një tregues që zbatimi i mirë i ligjeve lidhet ngushtësisht me nivelin e ulët të korrupsionit, shtetet që kanë zbatimin më të mirë të ligjeve në botë janë ato që kanë dhe korrupsionin më të ulët, pra sërish kryesojnë në këtë indeks shtetet nordike, ku e para është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia dhe Finlanda. Monitor

Tags: BEkorrupsioniqeveria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.