Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO DENONCIMI/ Dibër, taksidarët e Rilindjes terrorizojnë biznesin e vogël, kontrolle dhe gjobitje selektive

26/10/2017
Dibër, PD “koalicion” me LSI kundër PS
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Në Dibër ditët e fundit në kuadër të aksionit kundër informalitetit po kryhen kontrolle nga Drejtoria Tatimore Rajonale Shkodër.
Mbështes fuqimisht domosdoshmërinë për të ulur informalitetin. Ulja e informalitetit realizohet nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndihmës me biznesin duke e lehtësuar atë. Kalimi në masa me ekstreme duhet të ushtrohet vetëm kur ky bashkëpunim mungon.
Tërheq vëmendjen që puna e inspektoreve nuk është në funksion të ndihmës për formalizimin e biznesit, por, po punohet në mënyrë te njëanshme dhe selektive. Nuk përmirësohet situata duke bërë kontrolle selektive të paramenduara mbi bazën e listave të përgatitura në zyrat e PS-se dhe veçanërisht të PDIU-së.
Konstatohet që bizneset e PS dhe të PDIU gjatë ditëve të aksionit tatimor kanë qenë të njoftuar paraprakisht për këto kontrolle dhe për rrjedhojë kanë ulur qepenat duke ju shmangur kontrollit tatimor. Këto biznese familjare që po gjobiten nga këto xhelatë të rilindjes nuk janë biznese të zeza. Biznese të zeza janë korrupsioni, kontrabanda, krimi, droga, prostitucioni etj.
Po goditen kryesisht bizneset e vogla, familjare me gjoba të mëdha dhe të papërballueshme. Këto politika të çojnë në thellimin e varfërisë të popullit të Dibrës duke i bërë që të konsumojnë më pak.
Konstatohet që në shumë raste këto gjoba nuk janë të bazuara në aktet ligjore në fuqi. Gjithashtu, ajo që vihet re nga ky kontroll është se inspektoret tatimore nuk guxojnë të hedhin sytë dhe jo më të ushtrojnë kontroll te biznesi i madh pranë njerëzve të PS dhe PDIU-së. Këto biznese, që duhet të ishin paguesit kryesore të tatimeve, u shmangën atyre duke filluar nga futja pa doganë e mallit nga Maqedonia e për rrjedhojë dhënies së mallit pa faturë tatimore me TVSH, biznesit të vogël. Pra inspektorët tatimorë nuk kontrollojnë shmangien nga taksat doganore dhe TVSH-ja e biznesit të madh pranë qeverisë por vendosin gjoba biznesit të vogël që është në kushtet e mbijetesës. Kërkojë që të dalë urgjentisht përgjegjësia ndaj atyre që kanë përgatitur listat e kontrolleve selektive të bizneseve dhe inspektorëve tatimore që janë përfshirë në këtë proces. Bashkëlidhur po jap vetëm një fakt te një biznesi familjar i gjobitur pa cituar asnjë dispozite ligjore ku është bazuar kjo gjobë”, denoncon Xhemal Gjunkshi, deputet i PD, qarku Dibër, ndërsa publikon edhe këto dy akte kontrolli-gjobitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.