Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Media gjermane: Baronët e drogës në Shqipëri munden të korruptojnë parlamentarë, prokurorë dhe policë

25/10/2017
Media gjermane: Baronët e drogës në Shqipëri munden të korruptojnë parlamentarë, prokurorë dhe policë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje dekriminalizimit të drejtësisë shqiptare dhe luftës së patundur të një diplomati amerikan.

Nën artikullin me titull “Orët luksoze të gjykatësve” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” nënvizon se një diplomat amerikan kërkon të dekriminalizojë drejtësinë në Shqipëri. Fjala është në artikullin e medias gjermane për diplomatin amerikan, ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu.
“Qeveria shqiptare duhet t’i shpallë luftë kriminalitetit të organizuar, kërkoi Lu…pas kësaj diplomati u bë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë sot Shqipërinë”.
Gazeta gjermane shkruan se Shqipëria është kthyer në vitet e fundit në prodhuesin më të madh të drogës në Europë dhe se baronët e drogës fitojnë miliarda.
“Me këto para ata munden të korruptojnë parlamentarë, prokurorë dhe policë” , shkruan Süddeutsche Zeitung.
Pas mandatit të dytë, kryeministri shqiptar, Edi Rama premton se do të fitojë luftën kundër kanabisit. Por Süddeutsche Zeitung nënvizon se “për ambasadorin amerikan këto tingëllojnë si fraza boshe. Nga java e kaluar ndodhet nën presion ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për shkak të lidhjeve të dyshuara me bandën e drogës, që u ndoq me vite nga policia italiane. Socialistët në qeveri refuzojnë heqjen e imunitetit të tij”.
Pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe bosëve të drogës janë kthyer në një detyrë të rëndësishme për ambasadorin amerikan, Lu, shkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung” duke theksuar se ai flet shumë hapur në gjuhën shqipe që e flet rrjedhshëm. Në një takim me gjykatësit ambasadori Lu është shprehur.
“Nëse mbani një orë dore më të shtrenjtë se automjeti im i punës je i korruptuar. Në takimin tjetër gjykatësit erdhën pa aksesorët luksozë”. DW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.