Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLRATA */ Shoqata e gazetarëve dënon sjelljen e Edi Ramës ndaj gazetarëve

25/10/2017
Rama sërish cinik me gazetarët:“Jeni në vete ju, vini e rrini në shi…”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetareve te Shqipërisë, shpreh shqetësimin e indinjatën e thellë për sulmin dhe ofendimet e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave sot më 25 tetor 2017, pas përfundimit të seancës plenare, ku shumica qeverisëse votoi kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të tij të brendshëm, i përmendur në përgjimet e drejtësisë italiane, mbi një organizate shqiptaro-italiane të narkotrafikut.
Kjo është një sjellje e përsëritur e kryeministrit ndaj mediave, por këtë herë, sulmet verbale të kryeministrit, kishin tone të papranueshme intimiduese.
Sic e deklaroi vetë, me zë e figurë e në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, kryeministri Edi Rama kishte dalë për t’u marrë me gazetarët duke i ofenduar me një gjuhë të padenjë. “Kam dalë për ju sot, për ju dhe kokat tuaja që ju torollisin atje në kazan”, tha kryeministri që doli vetë për të komunikuar me mediat pas seancës, ndërsa epitetin “kazan”, e përdor si eufemizëm për median në mënyrë sistematike.
Në një shpërthim të papritur, komunikimi në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv i kryeministrit ndaj mediave përmbante frazat “Ju përçoni si tel bakri, që as logjikon, as kupton”, “turp për të gjithë ju dhe ata si ju, që ende nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, e vazhdoni të torollisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi”; “pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur”, “ju jeni për të qarë hallin” , “flisni përçart”, “Këto janë pyetje për të qarë hallin”, “kjo është një idiotësi, në këtë pozitë idiote me vë ti me pyetjen tënde”, “jeni një amplifikator thashethemesh i paparë”, “ju duhet t’i thërrisni mendjes”, “s’keni si ta kuptoni ju, që për fatkeqësinë tuaj nuk lexoni”, “është e drejta jote te besh rolin e budallait”.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” shpreh shqetësimin e thellë për ofendimet dhe intimidimin që u bëri kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mediave sot.
U bëjmë thirrje partnerëve tanë, Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Federatës Europiane të Gazetarëve në Bruksel, çdo organizate që merret me median e të drejtat e njeriut në vend dhe të gjithë trupit diplomatik në Shqipëri që të reagojnë në mbështetje të medias, e të na ndihmojnë të ndalojnë këtë sjellje të përsëritur të kryeministrit ndaj pushtetit të katërt.
Nuk është faji i medias që drejtësia italiane ka arritur të përgjojë narkotrafikatë shqiptarë, kushërinj të largët të ish ministrit të brendshëm të qeverisë, duke e lakuar emrin e tij si përfitues të aktivitetit të tyre. Nuk është faji i medias shqiptare që prokuroria e krimeve të rënda të Shqipërisë ka nisur hetimet dhe i kërkoi kuvendit arrestimin e ish ministrit të brendshëm.
Nëse media bën pyetjet që nuk i pëlqejnë, kryeministri ka gjithë të drejtën të mos përgjigjet, por jo të dalë enkas para tyre, për t’i ofenduar e intimiduar mediat për punën që bëjnë, atë që i takon, mbulimin e kësaj ngjarje që ka shqetësuar kaq shumë kryeministrin.

* Deklarata e përbashkët e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë 
dhe Lidhjes së Gazetarëve te Shqipërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.