Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA */ Vdekja te landfilli i Sharrës, gazetarja Alida Tota fiton betejën juridike

25/10/2017
DEKLARATA */ Vdekja te landfilli i Sharrës, gazetarja Alida Tota fiton betejën juridike

Foto, gazetarja Alida Tota

Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë përgëzon kolegen Alida Tota që fitoi pjesërisht betejën e saj të parë juridike, pas largimit në mënyrë arbitrare nga puna në gusht të vitit 2016, për shkak të një investigimi televiziv në landfillin e Sharrës, ku humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj, landfill që menaxhohet nga Bashkia e Tiranës. Gazetarja Tota, në atë kohë drejtore informacioni në A1 News, pretendoi se vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve të saj të punës ishte marrë pas presioneve të ushtruara nga ana e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, pas atij investigimi, transmetimi I të cilit u bllokua në atë media.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë kërkoi dhe realizoi pavarësisht pengesave nga deputetë të shumicës, një seancë dëgjimore në komisionin e mediave me kolegen Alida Tota, e mbështetur edhe nga gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile.
Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u bashkuan në një protestë para Bashkisë së Tiranës në mbrojtje të Alidës e kundër censurës në media.
Reagimi i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u mbështet nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Federate Europiane e Gazetarëve ndërsa rasti i Alidës gjeti vend në raporte ndërkombëtare.
Para pak ditësh, në betejën e parë në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, u pranua kërkesa e detyrimit financiar të televizionit ndaj gazetares Tota, por jo fakti se ajo u shkarkua nga detyra pa ndonjë shkak të arsyeshëm.
Alida dhe avokati i saj do vazhdojnë të kërkojnë edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit të drejtën për gazetari e fjalë të lire e kundër censurës.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë inkurajon dhe mbështet kolegen Alida Tota në këtë betejë ligjore dhe falënderon të gjithë kolegët dhe shoqërinë civile për solidaritetin e mbështetjen. Liria e medias është jetike për demokracinë.

* Deklarata e plotë e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Foto, viktima Ardit Gjoklaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News