Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALARMI/ Greqia: Shqipëria bazë për drogat e forta, prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

23/10/2017
ALARMI/ Greqia: Shqipëria bazë për drogat e forta, prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Droga shqiptare është problem real për fqinjët. Italia duket e dorëzuar. Nuk i ndalon dot tonelatat me drogë që po pushtojnë brigjet e saj. Kreu i antimafias, Franko Roberti, u kërkoi autoriteteve ta legalizojnë, si rrugë për të luftuar grupet e narkotrafikut dhe për të ndaluar kanabisin shqiptar. Në të kundërt, kërkoi betejë në çdo front, me të gjitha mjetet.
Greqia gjendet në të njëjtën pozitë.
Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos u ra të shtunën kambanave të alarmit.
“Greqia është një vend që prodhon sasi të papërfillshme kanabisi dhe një destinacion për ngarkesat që vijnë na jashtë për konsum të brendshëm, por edhe për pikë tranziti për substancat drejt vendeve të tjera të BE, që vijnë kryesisht nga Shqipëria”, deklaroi ai për agjencinë shtetërore Amna.
A është vetëm kanabisi droga që tregton Shqipëria?
“Shqipëria fqinje është një ‘pikë grumbullimi’ për heroinën, e cila transportohet nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë”, thotë Panagiotopoulos.
“Shqiptarët, shton ai, janë të përfshirë edhe në trafikun e heroinës.
Por Shqipëria është edhe bazë për kokainën. Një laborator për përpunimin e saj u zbulua në vitin 2015 në Elbasan. Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës sheh një rritje të aktivitetit.
“Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës”, deklaron ai.
Shqiptarët përbëjnë edhe grupet më të sofistikuar të trafikut të kanabisit. Ata bashkëpunojnë me trafikantët grekë.
“Pjesa më e madhe kanabisit të prodhuar në Europë vjen nga Shqipëria, përmes vendeve të saj kufitare, Greqia e Italia. Marrë me shkurtime nga AMNA – Përgatiti Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
Altin Dumani në KQZ, takon Celibashin për hetimin zgjedhor

Padia për Dumanin në Verona Italisë, SPAK shpjegon çështjen dhe si lidhet me Çelën

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.