Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/Drejtoresha e qeverisë trondit, fut prifterinjtë katolikë për meshë në kishë ortodoske

21/10/2017
DETAJET/Drejtoresha e qeverisë trondit, fut prifterinjtë katolikë për meshë në kishë ortodoske
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne foto pamje te prifterinjve katolike gjate sherbimit te meshes ne kishen ortodoske te Laboves se kryqit

Një zyrtar i lartë i qeverisë ka krijuar një konflikt të ahspër mes dy kishave krisitiane në Shqipëri, asaj ortodoske dhe katolike. Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani ka organizuar një meshë katolike në një kishë ortodoske në Shqipëri cfarë ka sjellë një reagim të ashpër të sinodit të shenjtë.

“Me habi dhe keqardhje pamë në faqen e Institutit të Monumenteve të Kulturës, në Facebook, tri priftërinj katolikë nga Italia, së bashku me një grup turistësh italianë, të kryenin “meshën e parë” në Kishën Orthodhokse të Labovës së Kryqit, një monument i famshëm bizantin. Në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pati asnjë dijeni rreth kësaj ngjarjeje. Protestojmë për këtë shkelje të re të Ligjit 10057 dt. 22.1.2009, neni 23, paragrafi 2: “Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Gjithashtu është një fakt i pranuar ndërkombëtarisht se shteti nuk ka kompetencë të japë lejë në mënyrë arbitrare tek Kisha apo Fe të tjera, që të përdorin një objekt orthodhoks kulti. Iniciativa të tilla të papërgjegjshme janë shkelje e hapur e lirisë fetare dhe cenojnë bashkëjetesën paqësore të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk do të reshtë kurrë së theksuari të drejtat e saj, siç ato përcaktohen qartë nga Ligji 10057, neni 22, paragr.2: “Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturore të komunitetit orthodhoks dhe përbëjnë historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjtë, pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në deklaratën e sinodit.

Tags: kisha e laboves se kryqitsinodi i shenjte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Ndryshime në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit, emërohen drejtorët e rinj

25/04/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Ilir Meta kërkon transmetim live të procesit gjyqësor në GJKKO

25/04/2026
Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

25/04/2026
Berisha: Spiropalin e hoqi Balluku,nuk mbrojti aferën në takimet ndërkombëtare

Berisha: Spiropalin e hoqi Balluku,nuk mbrojti aferën në takimet ndërkombëtare

25/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Ndryshime në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit, emërohen drejtorët e rinj

25/04/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Ilir Meta kërkon transmetim live të procesit gjyqësor në GJKKO

25/04/2026
Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

Berisha për akuzat se është në marrëveshje me Ramën: Pse Rama sponsorizon këtë propogandë

25/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.