Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA/ Si tentoi ti shpëtonte burgut vrasësi i gjyqtares Hafizi

14/10/2017
LETRA/ Si tentoi ti shpëtonte burgut vrasësi i gjyqtares Hafizi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fadil Kasemi, 53 vjeçari i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi në 31 gusht të këtij viti, po luan çdo gur për të shmangur dënimin kapital. Ndërsa po hetohet për krimin makabër në masën “arrest në burg” Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur kryerjen e një akt-ekspertimi mendor ndaj tij. Vendimi i organit të Akuzës është marrë në 29 shtator të këtij viti, në pranim të një kërkesë të paraqitur nga avokatët mbrojtës të 53 vjeccarit përmes një memoje.

“ABC News” ka siguruar një shkresë të firmosur nga kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj, ku bëhet me dije vendimi për verifikimin e gjendjes mendore të të dyshuarit. Në dokument sqarohet se akt-ekspertimi psikiko ligjor të cilit do t’i nënshtrohet Kasemi do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.  Sipas procedurës, përfundimet e këtij akti do të administrohen me tej në dosjen hetimore dhe atë gjyqësore. Në rast se del i papërgjegjshëm mendërisht, Kasemi mund t’i shpëtojë dënimit për krimin. Në përballjet e deritanishme me gjykatën Kasemi nuk ka shfaqur pendesë për krimin. Në seancën e 20 shtatorit në Apel për masën e sigurisë, ai i kërkoi palëve të mos merreshin me familjen dhe gruan e tij, pasi ai e donte atë akoma. Prokuroria për Krimet e Rënda akuzon Kasemin për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, për të cilën parashikohet dënim nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm. Për shkak të ndryshimeve të pësuara në Kodin e Procedurës, ai nuk mund të përfitojë gjykim të shkurtuar./Abcnews.

Tags: fadil kasemiFILDEZELetravrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.