Nëse menduat se po vjen dimri duhet të prisni edhe pak, pasi i ftohti, është ende larg. Sipas sinoptikanëve, gjatë ditës së nesërme parashikohet një tjetër rritje temperaturash. E mërkura, sipas “Meteoalb”, nis me kthjellime e vranësira të lehta që dominojnë pjesën më të madhe të territorit, por me vranësira më të dukshme në ekstremin jugor. Pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Veri – Qendër, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Juglindje dhe Lindje të vendit deri në mbrëmje, kur vranësirat largohen nga i gjithë territorit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rritje të ndjeshme sjell mesdita duke ngjitur maksimumin deri në 27°C.





