Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet “vrasësi i SIDA-s”

09/10/2017
Zbulohet “vrasësi i SIDA-s”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hulumtuesit mund të kenë gjetur më në fund një mënyrë për të eliminuar rezervuarët e virusit HIV që shpesh mbeten të fshehur në trup. Sipas shkencëtarëve, molekula e re sintetike SUW133 do të mund të zhdukë rezervuarët që mbartin virusin HIV, me metodën “godit dhe vrit”. Ky zbulim ka rezultuar i sukseshëm pas testimit te minjtë laboratorikë dhe do të duhet të eksperimentohet në kafshë më të mëdha, përpara se të trajtohet tek njeriu.

Shkencëtarët duket se kanë zbuluar funksionimin e një molekule të re të quajtur SUW133, e cila do të mund të eliminojë rezervuarët që mbartin trupin e virusit HIV. E përditshmja shkencore, raporton se virusi përhapet duke marrë mbi vete një qelizë ADN-je dhe e përdor atë për të bërë kopje të vetes. Shumica e trajtimeve të SIDA-s janë krijuar për të bllokuar këtë cikël ripërsëritje dhe për të ndalur përhapjen e virusit. Megjithatë barnat antiretrovirale, nuk e zhdukin dot trupin e virusit i cili fshihet në rezervuarë. Këto lloj trajtimesh të zhvilluara deri më sot, lejojnë pacientët të jetojnë më gjatë, por nëse trajtimi ndalet, virusi HIV shfaqet sërish.
Kura e re që zbuluesit shkencorë e kanë quajtur “goditje dhe vrasje”, synon të zhdukë rezervuarët me anë të molekulës SUW133, e cila zgjon virusin e fjetur që eliminohet me terapinë antiretrovirale.
Teknika e re u zhvillua nga zbuluesit e institutit UCLA, Stanford dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit. Shkencëtarët besojnë se me studime dhe eksperimente të mëtejshme, teknika e ashtuquajtur “godit dhe vrit” mund të reduktojë mjaftueshëm rezervuarin viral për pacientët e infektuar, në mënyrë që të ndalin trajtimin antiretroviral.
Kur teknika e re u testua në minj të infektuar me HIV, të cilëve u ishin dhënë barna antiretrovirale, 25 për qind e qelizave virale vdiqën brenda 24 orëve pas riaktivizimit.
Gjithashtu, molekula do të duhet të eksperimentohet në kafshë më të mëdha para se të mund të testohet te njeriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

12/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

Berisha: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i Sofo Lazrit për ushqimin

12/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.