Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfehet ish-Kreu i policisë: Përse kolegët e mi nuk guxojnë të merren me bandat

07/10/2017
Rrëfehet ish-Kreu i policisë: Përse kolegët e mi nuk guxojnë të merren me bandat
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Veli Myftari duke iu referuar bandave të Elbasanit, tha se drejtuesit e sotëm të policisë nuk e kanë guximin të merren me ta, pasi veprojnë edhe në trysni të politikës.

“Deri në 2000 ka pasur probleme, ishin tri banda që ne i asgjesuam. Por në krahasim me më vonë, ato nuk patën aktivitet. Sot janë rritur shumë, dy banda, që nuk e di a i janë kundërvënë policisë e shtetit. Nuk dua ta quaj dramatike situatën aktuale në Elbasan. Drejtuesit e policisë atje nuk e kanë guximin që të merren me ta. Policia funksionon edhe në trysni të politikës. Por nuk më duken në atë shkallë që të shkaktojnë frikë në qytet këto banda. Besoj se z. Xhafaj do t’ja arrijë mposhtjen e tyre. Para se të vija unë në drejtim të Policisë së Shtetit, në vitin ’98, policia nuk ka qenë në atë shkallë lidhje me elementin kriminal. Politika e realizoi për të krijuar pushtet më të plotë, për interesat e veta.

Punonjësit e policisë ishin të lidhur në mënyrë të kujdesshme për bandat, por nëse ekziston kjo lidhje atëherë policia ka mbaruar. Në periudhën time nuk ka qenë në këtë shkallë që është sot”, – tha Myftari. Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë dha edhe një panoramë të policisë në vitet 1999-2000 duke i cilësuar uniformat blu si më profesionale. 

“Më parë ishte sistemi mono-partiak, policia ishte më e përgatitur profesionalisht, kishte përballje tjetër me krimin. Kjo që është sot është më e lartë, më e përhapur. Atëherë kishte vrasje e vjedhje si dhe luftë ndaj mashtrimit, që konsiderohej një nga veprat penale që duhej goditur në kohë. Ky krim pati përhapje të madhe pas viteve 90’.

Banda të mirëfillta nuk ka patur, ishin të rralla. Konsideroheshin vetëm ato persona me interesa të larta shtetërore, siç mund të përmend Xhefdet Mustafën. Kishte një repart policie shumë solid. Kishte element të veçantë, grupe të veçanta, jo si tani që janë rritur me përmasa galopante. Elementët janë ndjerë kur bëheshin trafiqe të ndryshme,” u shpreh ai.

Myftari gjithashtu shpjegoi edhe disa nga arsyet e ‘lulëzimit’ të krimit pas vitit 2000.

“Nga ndryshimet demografike në vend pati hapësirë që elementi criminal, për të krijuar pasuri në mënyrë të shpejtë përdorën rrugët, trafiku i drogës, i qenieve njerëzore, i armëve. Këto nuk i patëm ne, por është importuar nga Europa, nga Lindja ose Perëndimi. Ngjarjet e ’96, bashkëpunimi i elementëve me mafien italiane, bënë që të rritej ndjeshëm krimi në vend,” tha Myftari./balkanweb/

Tags: bandaMyftaripolici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.