Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, hakmarrja mes dy fiseve?! – Ja si i vranë 6 vite më parë babai i njërit prej të plagosurve të sotëm

01/10/2017
Vlorë, hakmarrja mes dy fiseve?! – Ja si i vranë 6 vite më parë babai i njërit prej të plagosurve të sotëm

Vendi i vrasjes se Baftjar Llanaj

Share on FacebookShare on Whatsapp

Një prej të plagosurve nga atentati i sotëm që tronditi Vlorës, ishte dhe djali i Baftjar Llanajt, i cili është ekzekutuar në 14 qershor të 2011-ës.
“BalkanWeb” sjell detaje rreth vrasjes së babait të Ferdinand Llanaj, 39 vjeç, ndaj të cilit sot u bë atentat me breshëri plumbash teksa udhëtonte me makinën që edhe i ati i tij u vra vite më parë.

Si u vra Baftjar Llanaj
Baftjar Llanaj u vra në 2011-ën në Selenicë të Vlorës, pas një prite që iu zu pritë nga autorët ndërsa kthehej për në qytetin bregdetar. Nga plumbat u plagos edhe një prej dy atentatorëve, i cili përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor të 2011-ës rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”. Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60-vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Autorët kanë qenë në buzë të rrugës, duke ditur lëvizjet e Llanajt, i cili shkonte shpesh në Selenicë, (vendi i lindjes), ku kishte pronat e veta dhe ullishte. Sapo makina “Benz” me targa VL 6368 C e Llanajt është afruar, autorët kanë nisur të qëllojnë drejt saj me automatik. Për shkak të inercisë, makina ka lëvizur për 10 metra, duke përfunduar më pas në një kanal buzë rruge. Autorët i janë afruar duke vazhduar ta qëllojnë me armë zjarri, çka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme 60-vjeçarit. Nga breshëria e pakontrolluar e personave me qëllim eliminimin e Llanajt, ka mbetur i plagosur rëndë edhe shtetasi Sako Xhaferri, 45 vjeç nga Selenica, i cili më pas është shoqëruar në Spitalin e Vlorës, ku ndodhej në gjendje të rëndë. Nga kontrolli i policisë ushtruar ndaj Xhaferrit, atij i është gjetur një kokore si dhe një palë doreza. Po ashtu, sipas Policisë së Vlorës e cila ka bërë dhe këqyrjen e vendngjarjes, janë gjetur dhjetëra gëzhoja të automatiku me të cilin është vrarë 60-vjeçari. Nga të dhënat paraprake dyshohet se krimi mund të jetë kryer për shkak të hakmarrjes, pasi vite më parë, Llanaj ka plagosur rëndë pas një sherri babanë dhe vëllanë e Xhaferrit. Si pasojë e dhunës, më vonë babai i autorit të djeshëm ka vdekur, ndërsa vëllai i tij ka humbur njërin sy. Nisur nga ky precedent policia dyshon se bëhet fjalë për një hakmarrje ndaj Baftjar Llanajt dhe se atentatori kryesor ka qenë Xhaferri. Nuk dihet personi i dytë në ngjarjen e djeshme, i cili ka mundur të largohet menjëherë, duke lënë në vend një persona të vdekur dhe një të plagosur, deri tani në rrethana pakujdesie.

Hakmarrja
Viktima Baftjar Llanaj u ekzekutua më 14 qershor të këtij viti për motive hakmarrje.
Më 2005-ën ai kishte vrarë pas një sherri babanë e shënjestrës së djeshme, N. Xhaferrit, ndërsa vëllai i këtij të fundit kishte mbetur i plagosur duke humbur edhe njërin sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.