Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë përfitojnë shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar në Itali

30/09/2017
Çfarë përfitojnë shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar në Itali kanë mundësinë të fitojnë pensione sipas kohës që kanë paguar edhe kontributet. Drejtuesja e zyrës së hapur nga shteti italian në Shqiperi thotë se e drejta vjen nga ligji italian i pensioneve.

 

“Sistemi kontributiv fillon që nga data 1 janar 1996, ndërsa sistemi retributiv përfshin pensionistët që kanë filluar punë në vitet ‘90-‘91, kur ka qenë fluksi i emigrantëve të parë”,- deklaron Beskida Aliaj, drejtuese e Patronato INAS CISL Albania.

Por çfarë kushtesh duhet të përmbushin pensionistët shqiptarë për të marrë pension edhe nga Italia?

“Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute”,- sqaron Aliaj.

Aliaj thotë se për të aplikuar në IMS, ndryshe instituti i sigurimeve shoqërore taliane, që është ekuivalent me institutin shqiptar të sigurimeve, kandidatët për pension italian duhet të ndjekin këtë rrugë institucionale.

“Duhet që këta persona të çregjistrohen nga komuna ku kanë jetuar më parë, mbledhja e të ardhurave të familjes, një kod fiskal dhe një kartë identiteti”,- nënvizon Aliaj.

Këtë rrugë kanë ndjekur dy shqiptarë të rikthyer në Shqipëri pas emigrimit. Dy histori sa të ngjashme edhe të ndryshme, por që në thelb ka dy kryefamiljarë që emigruan në Itali për arsye ekonomike.

“Në vitin 2002 emigrova në Itali për arsye ekonomike, për të shkolluar fëmijët në Austri. U çoja fëmijëve 1.400 euro në muaj. Pas 7 vitesh, kur fëmijët e mbaruan shkollën, u ktheva në Shqipëri. E mbylla ciklin e Italisë”,- thotë Gëzim Peti.

Sot Gëzimi merr 2 pensione, një shqiptar dhe një italian. “149 euro marr nga Italia për 8 vjet dhe 130 mijë nga Shqipëria për 27 vjet”,- thotë ai.

Ndërsa Brahim Muça e la Vorën për Italianë përmes bashkimit familjar që i siguruan dy djemtë, që kishin emigruar për punë para tij. Megjithëse në moshë të madhe për të punuar, aq sa italianët e shihnin me dyshim e madje shumica kishin refuzuar t’i firmosnin kontratë pune, ai arriti të punonte si punonjës i ligjshëm për 9 vite në vendin fqinj. 71-vjeçari sot merr 306 euro pension nga Italia dhe 22.5 mijë lekë pension nga Shqipëria.

“Kam punuar në një kompani që merrej me pjesë mobiljesh, punëtor i thjeshtë. Nga makineria dilnin copat e veshura me rimeso, të cilat i merrja unë, i prisja dhe i sistemoja”,- tregon zoti Muça./TCH.

Tags: emigranteitalipensionSgqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.