Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha me FMN: Taksat e larta, burokracia dhe korrupsioni pengojnë rritjen ekonomike dhe investimet e huaja

29/09/2017
Basha me FMN: Taksat e larta, burokracia dhe korrupsioni pengojnë rritjen ekonomike dhe investimet e huaja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësuesi i përhershëm i FMN në Tiranë, Jens Reinke shprehën vlerësimet e tyre për rolin e opozitës në mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë gjatë katër viteve të shkuara, në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike.
Basha falënderoi FMN-në për bashkëpunimin dhe i informoi në lidhje me raportin e OSBE-ODIHR. Blerja e votës, përdorimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit fatkeqësisht vazhdojnë dhe mbeten problemet kryesore që shoqëruan procesin zgjedhor.
Kjo krizë në këtë fillim të legjislaturës shoqërohet dhe nga shqetësimet për situatën ekonomike ku niveli i lartë i borxhit, në 71% të PBB së bashku me nivelet e ulëta të mbledhjes së të ardhurave, janë duke ndikuar në të gjithë treguesit e tjerë ekonomikë. Papunësia ndër të rinjtë vazhdon të mbetet e lartë, dhe biznesi ka tkurrur veprimtarinë e tij duke mos marrë vendime për zgjerim. Kjo, e shoqëruar me një nivel shumë të ulët të investimeve të huaja, bëjnë të mundur që sektori privat të mos jetë më punëdhënës me kërkesë të lartë.
Numri i të larguarve nga Shqipëria prej rreth 270 000 vetësh është treguesi kryesor që ekonomia po lëngon, dhe fatkeqësisht nuk ka asnjë perspektivë pozitive në horizont. Politikat e ngrirjes së pagave dhe rritjes së ulët të pensioneve kanë shkaktuar në rastin më të mirë mosngritje të fuqisë blerëse, dhe një pjesë e madhe e personave me të ardhura të ulëta kanë vërejtur ulje të konsumit.
Qeveria ka dështuar me investimet publike, ku akse kryesore sot janë akoma të papërfunduara, dhe niveli i tyre është në minimumin historik të 10 viteve të fundit.
Në këtë klimë vjen dhe fushata kundër informalitetit e qeverisë e cila në të shkuarën ka sjellë shqetësime të mëdha tek bizneset. Kjo fushatë do të jetë e drejtuar ndaj tatimpaguesve biznese të vogla dhe do të vazhdojë të lejojë abuzuesit e mëdhenj që operojnë me mbështetjen e qeverisë.
Bizneset shqetësohen nga taksat e larta, nga sistemi i komplikuar fiskal dhe nga burokracia dhe korrupsioni që vjen nga nivele të larta. Tenderimet korruptive që kanë mbledhur paratë publike tek një grusht njerëzisht kanë përjashtuar nga tregu shumë biznese serioze.
Shqetësues është dhe projekti i 1 miliardë Euro koncesione që qeveria ka lançuar, ku do të kemi përqendrim të fondeve publike dhe në më pak duar, por ajo që është akoma më shqetësuese është ndikimi që do të ketë tek borxhi publik.
Në këto kushte, Partia Demokratike do të mbështesë një program tjetër me FMN-në ku kontrolli është i nevojshëm të jetë akoma dhe më i fortë për shkak të gjendjes ekonomike dhe të balancave fiskale me projektin korruptiv të koncesioneve.
Droga dhe krimi i organizuar janë kthyer në një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe po kriminalizojnë me shpejtësi segmente të caktuara të ekonomisë dhe financave të vendit. Kryetari i opozitës theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të propozojë zgjidhje konkrete dhe mbetet e vendosur për të denoncuar aferat korruptive.

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej