Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD refuzon ftesën e PS-së për një takim Rama – Basha

27/09/2017
FOTO/ Rama “flak” Xhafajn si negociator, Meta “përzgjedh” Manjanin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka bërë ët ditur sot se objektivi i saj ne 4 vitet e ardhshme është reforma zgjedhore. Sipas nënkryetarit të PD-së dhe kreut të grupit parlamentar të kësaj partie, Edmond Spaho, për të bërë këtë nuk ka nevojë për një tryezë politike të nivelit të lartë.
Duket me këtë qëndrim, Spaho i ka kthyer edhe përgjigje negative, ftesës së sotme të homologut të tij në grupin parlamentar socialist Taulan Balla, për një takim të mundshëm Rama – Basha.
Partia Demokratike është e vendosur në objektivin kryesor të saj, që në zgjedhjet e ardhshme të mundësohet votimi elektronik, vuri theksin sot Edmond Spaho, në rubrikën “Opinion” në “Neës24”.
Deputeti demokrat theksoi se puna për reformën zgjedhore duhet të fillojë sa më parë, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet vota e lirë.
“Objektivi ynë është t’i japim qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira e të ndershme. Në përgjithësi zgjedhjet në Shqipëri, 2013, 2015, 2017, kanë pasur probleme thelbësore, veçanërisht shitblerja e votës. Këto probleme do të evidentohet edhe në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 2017. Kur themi që duhet të kryhet reforma zgjedhore, përveç votimit elektronik, evitimit të shitblerjes së votës, është e rëndësishme që t’u mundësohet qytetarëve një sistem zgjedhor i ndershëm. Ndaj synohet të kalohet në një sistem të ri zgjedhor, i cili do të mundësojë të zgjedhurve dhe zgjedhësve votë dhe garë të ndershme.
Sa i takon votimit elektronik do të them se e kanë aplikuar vende të tjera, dhe tashmë te ne kërkon vetëm vullnet politik. Nëpërmjet votimit elektronik do të mund të bëhet identifikimi elektronik i votuesve, do të evitohet manipulimi i votës, apo që të manipulohet lista e votuesve, po kështu ka mundësi që të votojnë emigrantët, (pjesëmarrja e të cilëve do të rritë numrin e votuesve).
Ballës i kujtova se sa i takon integrimin evropian të Shqipërisë, nëse ka forcë që ka kontribuar në këtë drejtim në mënyrë të vazhduar, ajo është PD. Konferenca e Kryetarëve sot kishte objektiv kërkesën e PD për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Duhet të fillojë sa më parë nga puna ky komision. E kemi filluar këtë aksion politik që në shtator, me fillimin e legjislaturës së re, me qëllim që të kemi të gjitha instrumentet në dispozicion, për të garantuar në kohë votimin elektronik. Nëse shteti angazhohet me mekanizmat që ka, nuk do të ketë shit-blerje të votës.
Ne jemi të fokusuar tek objektivi ynë i këtyre 4 viteve, pra reforma zgjedhore. Për të bërë këtë nuk ka nevojë për një tryezë politike të nivelit të lartë. Edhe në marrëveshjen e 17 majit, Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme do të hyhet në proces me votim elektronik, për këtë nuk kemi më çfarë flasim”, u shpreh Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.