Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATET PËR VETTING-un/ Kuvendi shkurton strukturën, PD kundër

25/09/2017
komisioni-i-ligjeve i ri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Ligjeve ku u diskutua struktura e Kolegjit të Apelimit është shoqëruar me debate të forta. Shkak për këtë, është bërë një vendim i Kuvendit për të shkurtuar numrin e punonjësve, nga 65 që u kërkuan në 37.

Përfaqësuesja e institucionit ka akuzuar se me këtë reduktim cenohet puna e kolegjit. Në krah të kërkesës ka dalë edhe PD, e cila ka akuzuar shumicën se po shkurton stafin për Vetingun, pasi nuk e ka përparësi.

Deputeti demokrat Halimi tha se projekti duhet të bëhet i pavarur nga qeveria.

Sakaq, deputeti Tahiri u shpreh pro propozimeve të opozitës, si dhe bëri thirrje që puna e komisionit të fillojë sa më parë.

Në përfundim të mbledhjes, Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin për strukturat, pra do jenë 110 punonjës për komisionet e Vettingut.

PJESE NGA DEBATI

Natasha Mulaj: Po na shkurtuat strukturën ju po cenoni punën e Kolegjit të Apelimit. Nuk po kërkojmë luks por strukturë funksionale. Nuk e pranojmë reduktimin tuaj. Si kolegj nuk kemi kërkuar mendim për pagat.

Genta Bundo Tafa (kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit): Do doja të kisha strukturën që kemi propozuar, por edhe me ato që do propozoni. Ne duam të fillojme pa vonesa.

Genta Bundo Tafa:
Në emër të kolegëve do të ishim të lumtur të kishim strukturën e parë. Megjithatë jemi dashamirës që të fillojmë menjëherë punën dhe nuk do donim të kishim vonesa. Jemi zgjedhur më 17 qershor.

Komisioneri Flori Ballhysa: Shqetësim përbën referimi i pagës së komisionerit publik.

Eduard Halimi:
Jemi pro projekteve të ardhura nga institucionet. Procesi të bëhet i pavarur nga qeveria. Të plotësohen nevojat organike siç i kërkojnë vetë institucionet. Është detyrim ligjor. Jemi kundër përpjekjes për ta shkurtuar atë. Numri në total është 185. Në draft nuk janë përfshirë anëtarët zëvendësues. Propozimi ynë që është që numri të jetë më i lartë.

Saimir Tahiri: Ju e kuptoni sa ju duam ne! Unë në fakt do filloj t’ju dua kur qytetarët të jenë të kënaqur nga puna juaj. Nuk më intereson sa vetë do merrni ju në punë, por sa njerëz do hiqni nga puna. Nuk duhet të fshiheni pas vendimmarrjes sonë, për të thënë s’e bëjmë dot punën se Kuvendi nuk na dha shoferë e të tjera. Unë jam gati të votoj atë që propozimi ju, por kërkoj që ju të bëni detyrën e të kapërceni pritshmëritë e mia personale. Nuk duhet të vini në dyshim vullnetin e këtij komisioni dhe të tregoni mosrespekt ndaj komisionit. Dua që ju të filloni punë që të premten. Por s’dua që ju të justifikoheni pas kësaj vendimmarrjeje. Ftoj kolegët që ta mbështesin, sepse s’na kushton gjë.

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej