Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Vokshi: Në Tiranë qeverisin oligarkët, gratë viktima të korrupsionit dhe keqqeverisjes

24/09/2017
FOTO/ Vokshi: Në Tiranë qeverisin oligarkët, gratë viktima të korrupsionit dhe keqqeverisjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Albana Vokshi ngriti shqetësimin për statusin e rënduar të grave dhe vajzave në Shqipëri për shkak të korrupsionit të madh në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Duke folur në Konferencën Rajonale për të “Drejtat e Grave në Evropë dhe Ballkan” që po mbahet në Bosnjë Hercegovinë, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha se në Shqipëri nuk respektohen të drejtat kushtetuese si: e drejta për arsimim, e drejta për shërbime sociale e shëndetësore, e drejta e strehimit dhe e pronës.
Në referencë të kësaj ajo përmendi keqtrajtimin e‎ grave dhe fëmijëve në periferi te Tiranës (Shkozë) në shkelje të Konventave Europiane dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të miratuara nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në 1966.
Raportet e Bankës Botërore, INSTAT dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë kanë vënë alarmin për rritjen e varfërisë, papunësisë, përkeqësimin e shërbimeve dhe rëndimin e statusit të grave në Shqipëri.
“Shumë gra dhe vajza kanë humbur shpresën për jetën… Mediat europiane flasin për një eksod trishtues të fëmijëve shqiptarë drejt Europës me dijeni të prindërve të tyre, të cilët nuk gjejnë rrugë tjetër si ti shpëtojnë nga varfëria. Mbi 56% e shqiptarëve, të tronditur nga traumat e varfërisë në familje, planifikojnë të lënë Shqipërinë dhe të kërkojnë një jetë më të mirë diku në Evropë e Amerikë”, deklaroi deputetja Vokshi.
Gjatë fjalës së saj, Albana Vokshi foli për eksodin e mbi 300 mijë shqiptarëve dhe renditjen e Shqipërisë në vendin e dytë për numrin e azilkërkuesve pas vendeve të konfliktit.
“Në Shqipëri nuk ka luftë, por ka keqqeverisje, shtypje të të drejtave të njeriut, korrupsion dhe pasiguri. Disa qeveritarë erdhën si përfaqësues të krimit në Parlament dhe në institucione. Një problem tjetër madhor është edhe rritja e prodhimit dhe eksportimit të drogërave të lehta dhe kthimi i korridorit në Shqipëri për drogërat e forta duke rritur kështu krimin e organizuar.
Me paratë e drogës Edi Rama bleu pushtetin e tij absolut. Sot në 90 për qind të kabinetit qeveritar dhe të institucioneve te larta shtetërore në detyrë janë pasardhësit biologjikë të Byrosë famëkeqe politike të diktatorit Enver Hoxha që urdhëruan: vrasjet, burgosjet dhe torturat e mijëra intelektualëve dhe patriotëve shqiptarëve që kundërshtonin regjimin komunist. Në këtë betejë me të keqen, gratë mbeten viktima nëse askush nuk i përkrah, nëse ne të gjitha bashkë nuk mblidhemi për të gjetur rrugët si të bëhemi barrikadë e sistemeve që shtypin e përçmojnë njerëzimin, e që blejnë edhe vendim-marrjet në Bruksel”, theksoi Kryetarja e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike në konferencën rajonale për të drejtat e grave në Ballkan dhe Evropë që u mbajt nën kujdesin e fondacionit suedez “Jarl Hjalmarson Foundation”.
Në këtë Konferencë morën pjesë përfaqësuese nga parlamentet e vendeve të Rajonit dhe Suedisë.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Albana Vokshi zhvilloi takime bilaterale me kryetaret e Forumeve Politike te Grave të Partive të Djathta, nga ku u dakordësua për një Lëvizje Rajonale për fuqizimin e statusit të gruas.‎

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.