Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha merr mbeshtetjen e holandezeve te djathte, takim ne Tirane

24/09/2017
Basha merr mbeshtetjen e holandezeve te djathte, takim ne Tirane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA, i cili përbëhej nga z.Ëouter Hoff, anëtar bordi dhe financier i EFF; znj.Hillie van de Streek, Sekretare e Përgjithshme e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane; znj. Heidi van Haastert, trajnuese e EFF; dhe Z.Alexander Arentshorst konsulent komunikimi i CDA. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me shqetësim të thellë u përcollën në takim sfidat aktuale të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri, dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE përfshirë Holandën. Në këto katër vite siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizura kriminale. Kryetari i opozitës vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në vecanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, cka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kerkojne azil ne vendet e BE e ne Holandë, per shkak se kane humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme.

Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar cdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. Kreu i opozites theksoi se garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë. Bashkëbisëeduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Ata e siguruan z.Basha gjithashtu per mbështetjen në sfidën madhore të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Tags: Bashafondacioni holandez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DETAJET/ Vau i Dejës, humb jetën edhe elektricisti

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026
Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

Tërmet 4.2 ballë në jug të Shqipërisë, epiqendra pranë Fterrës

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.