Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NATO e nxjerr zbuluar Ramën për shtyrjen e negociatave

23/09/2017
Kokëdhima: Protesta e opozitës e mbushur me qytetarë, jo vetëm militantë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia “Zgjidhja” akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar shqiptarët, duke thënë se Shqipëria nuk hap negociatat për integrimin në BE, sepse ka problemet e veta të brendshme. Duke reaguar pas analizës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s që thotë se pengesa kryesore për integrimin e shpejtë të Shqipërië në BE është korrupsioni masiv dhe mungesa e sundimit të ligjit, partia e drejtuar nga Koço Kokëdhima thotë se fajtori kryesor për lënien e vendit jashtë BE-së është vetëm kryeministri dhe lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin..

Deklarata:

Në analizën, “Tranzicioni Ekonomik në ballkanin Perëndimor-Një Vlerësim”, Asambleja Parlamentare e NATO-s thotë se pengesa kryesore për integrimin e shpejtë të Shqipërië në BE është korrupsioni masiv dhe mungesa e sundimit të ligjit. Madje aty citohet se Komisioni Europian i ka thënë Tiranës zyrtare në fund të vitit të kaluar se data e negociatave nuk do të caktohej pa u plotësuar dy kushte: rihapja e dialogut politik me opozitën parlamentare si dhe reforma cilësore në fushat e administratës publike, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe të drejtave themelore të njeriut.

Edi Rama deklaroi dy javë më parë se BE-ja ka probleme të brendshme të thella dhe askush nuk është dakord për bisedime që do të çonin drejt zgjerimit të bllokut. Por dy ditë më parë, Federica Mogherini, përfaqësuese e BE për politikën e jashtme dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, gjatë takimit me kryeministrat e vendeve ballkanike në Nju Jork, thanë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi ato të kryenin reformat e kërkuara.

Edi Ramës tani nuk i ka mbetur kartë tjetër për të luajtur. Shqipëria, edhe pse e nisi procesin e anëtarësimit më herët se vendet e tjera, do të presë shumë vite pasi të anëtarësohen në BE, Serbia dhe Mali i Zi.

ZGJIDHJA ka paralajmëruar se Rilindja ka dështuar ta anëtarësojë Shqipërinë në BE. Në vend të kësaj ajo po na integron në Jugosllavinë e Re të udhëhequr nga Serbia. Rama nuk ka ndërmend të përmbushë asnjë kusht për reforma, as të luftojë krimin dhe korrupsionin, sepse është marrë peng prej tij. Vetëm largimi i tij nga qeverisja dhe rikthimi i pushtetit në duart e popullit do ta çojë Shqipërinë drejt BE-së. ZGJIDHJA do të jetë në krye të luftës për përmbushjen e kësaj aspirate 27-vjeçare të shqiptarëve.

Tags: NatoRamazgjidhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.