Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Deputetët më të vjetër që kanë çelur mbledhjet e para të parlamentit shqiptar

09/09/2017
EMRAT/ Deputetët më të vjetër që kanë çelur mbledhjet e para të parlamentit shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish Drejtori i Arkivit ne Ministrine e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar të gjithë emrat deputeteve me te vjeter qe kane drejtuar mbledhjet e para te parlamentit shqiptar. Me anë të një statusi në facebook Dervushi ka renditur të gjithë emrat e tyre qe nga viti 1920, por ka bashkëngjitur dhe nje foto.

Statusi i Kastriot Dervishit

Sot, në çeljen e sesionit të parlamentar, po kujtoj deputetët shqiptarë që kanë hapur mbledhjet e para të legjislativit shqiptar. Deri në vitin 1944 tradita parlamentare shqiptare, mund të themi e konsoliduar, parashikonte që mbledhjen e parë të legjislativit e drejtonte deputeti më i vjetër, ose në mungesë të tij, një nga më të vjetrit. Këtij i bashkëlidhej deputeti më i ri i cili ushtronte detyrën e sekretarit të përkohshëm. Kryetari i përkohshëm i ndihmuar nga sekretari, drejtonin parlamentin deri në zgjedhjen e kryesisë së rregullt e përbërë nga kryetari, dy nënkryetarë dhe një sekretar. Deri në vitin 1950 zgjedhja e kryesisë është bërë çdo sesion parlamentar. Ndërsa deri në vitin 1991 në kryesi ka qenë i përfshirë edhe funksioni i sekretarit. Drejtimi i përkohshëm më i gjatë në historinë e legjislativit është ai i periudhës 21 janar-23 shkurt 1924, sepse Kuvendi i asaj kohe zgjati tej mase verifikimin e mandateve. Në çeljet e tjera, drejtimi i përkohshëm ka qenë i shkurtër.

-27 mars 1920, Mytesim Këlliçi
-21 prill 1921, Pandeli Evangjeli
-21 janar 1924, Petro Poga
-1 qershor 1925 Gjergj (Jorgj) Çako
-25 gusht 1928, Pandeli Evangjeli
-21 nëntor 1932, Petro Poga
-10 shkurt 1937, Petro Poga
-17 prill 1940, Terenc Toçi (kryetari i emëruar)
-16 tetor 1943, Lef Nosi
-10 janar 1946, Petraq Popa
-28 qershor 1950, Petraq Popa
-19 korrik 1954, Aleksandër Xhuvani
-21 qershor 1958, Koço Tashko
-14 korrik 1962, Spiro Moisiu
-9 shtator 1966, Spiro Moisiu
-20 nëntor 1970, Spiro Moisiu
-28 nëntor 1974, Zylyftar Veleshnja
-25 dhjetor 1978, Pilo Peristeri
-22 nëntor 1982, Shefqet Peçi
-19 shkurt 1987, Spiro Koleka
-15 prill 1991, Adil Çarçani
-6 prill 1992, Pjetër Arbnori
-1 korrik 1996, Sabri Godo
-23 korrik 1997, Dritëro Agolli
-3 shtator 2001, Servet Pëllumbi
-2 shtator 2005, Lufter Xhuveli
-7 shtator 2009, Fatos Beja
-9 shtator 2013, Namik Dokle
-9 shtator 2017, Besnik Baraj

Për ilustrim, një foto e deputëve shqiptarë e vitit 1926.

Tags: kastriot dervishi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.