Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja se cilët do të jenë profesionet e së ardhmes

06/09/2017
Ja se cilët do të jenë profesionet e së ardhmes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy të tretat e amerikanëve parashikojnë se brenda 50 viteve, robotët dhe kompjuterët do të bëjnë pjesën më të madhe të punës që tani e bëjnë njerëzit.
Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Profesionet e së ardhmes”, në më pak se pesë vjet nga tani, 5 milionë njerëz do të mbeten të papunë sepse vendet e tyre të punës do të automatizohen. Por zhvillimet teknologjike, për shembull, në fushën e robotikës, do të krijojnë gjithashtu vende të reja pune dhe do të ndryshojnë aftësitë që punëdhënësit kërkojnë aktualisht nga punonjësit e tyre.
Për të konkurruar sa më mirë në tregun e ardhshëm të punës, punëtorët, madje edhe ata, profesionet e të cilëve janë më pak të prekur nga automatizimi, do të duhet të përditësojnë aftësitë, thuhet më tej në raport.
Sipas zyrës së Statistikave të Punës në SHBA dhe raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Profesionet e së ardhmes”, më poshtë do të njiheni me profesionet të cilat do të jenë më të suksesshme në të ardhmen:
Profesione të tilla si: zhvillues softuerik, analist i sistemeve kompjuterike, kërkues tregu dhe specialist marketingu parashikohen që të shënojnë një rritje pesëfish më të madhe në 2024, por për këto profesione, zhvillimi teknologjik do të jetë shumë i rëndësishëm.
Profesionet e mjekëve dhe fizioterapistët, gjithashtu pritet që të shënojnë rritje sidomos në një shoqëri në plakje.
Inteligjenca Sociale dhe Emocionale dhe të kuptuarit e platformave të reja të mediave dhe mbi të gjitha komunikimi në mënyrë efikase, do të vlerësohen shumë në një të ardhme, sidomos atëherë kur robotët të luftojnë për t’i zotëruar ato, këto aftësi do të jenë disa prej të cilave njerëzit mund të konkurrojnë fuqishëm me robotët.
Në një botë e cila po ndryshon me ritme shumë të shpejta, vendet e punës në fushën e arsimit dhe trajnimit pritet të shënojnë rritje. Rritje do të shënojnë edhe analistët e menaxhimit, kontabilistët dhe specialistët e auditit.
Deri në vitin 2020, më shumë se një e treta e aftësive të cilat janë shumë të rëndësishme sot për gjetjen e një pozicioni pune, nuk do të jenë më.
Kjo tabelë tregon se cilët sektorë të punës kanë gjasa të shohin lëvizjet më të mëdha “në paqëndrueshmërinë e aftësive”. Për shembull, 43% e aftësive që aktualisht nevojiten për të kryer me sa më efikasitet punën në industrinë e shërbimeve financiare dhe atë investuese, në të ardhmen do të dalin jashtë loje. Monitor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.