Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO LAJM/ Në mbledhjen e parë me Ramën, të gjithë me atlete edhe Gramoz Ruçi…, por pa tuta

29/08/2017
FOTO LAJM/ Në mbledhjen e parë me Ramën, të gjithë me atlete edhe Gramoz Ruçi…, por pa tuta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një takim informal me qeverinë e re. Kështu e cilësoi kryeministri Rama mbledhjen e zhvilluar prej dy ditësh me kabinetin e ri qeveritar në Llogara, gjatë të cilit mësohet se çdo ministër i ka prezantuar të parit të qeverisë prioritetet e dikastereve që do drejtojnë.
Por ndërsa ministrat e kanë mbyllur këtë takim sot në mbrëmje, e janë nisur drejt Tiranës, gazetarja Marsela Karapanço siguron për BalkanËeb foton e parë nga ambientet brenda mbledhjes që u zhvillua me dyer të mbyllura.
Ajo që vihet re është paraqitja tejet sportive e ministrave. Ashtu si Rama, me atlete e bluza sportive janë parë disa prej emrave të rinj të qeverisë.
Ajo që nuk kanë “guxuar” ministrat e rinj, ishte të vishnin tuta, të cilat Rama “nuk i ka hequr” as në këtë mbledhje të parë.
Jashtë kostumit formal shfaqet Gramoz Ruçi, të cilit iu besua drejtimi i Kuvendit, Taulant Balla që do të drejtoje grupin parlamentar të PS, etj.
Sportivë dhe të ulur në një tryezë të rrumbullakët janë edhe Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi e Blendi Klosi, të gjithë të konfirmuar sërish në kabinetin “Rama 2”, ndonëse me disa ndryshime.
Kështu Arben Ahmetajt përveç finacave Rama i besoi edhe ekonominë, të dyja të shkrira në një ministri. Kjo superministri, përveç ekonomisë, do të marrë edhe mirëqenien sociale.
Edhe Damian Gjiknurit iu besua sërish Ministria e Energjisë e cila do të bashkohet edhe me Infrastrukturën.
Ndërsa Niko Peleshit, krahut të djathtë të Ramës në mandatin e kaluar i është besuar Ministria e Bujqësisë. Sakaq edhe Blendi Klosi ka kaluar në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Kujtojmë se edhe gjatë mandatit të parë, Rama e mblodhi qeverinë pikërisht në Vlorë. Përmes një statusi në “Facebook”, kryeministri zbuloi se vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018, si vit i Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

Rama në Athinë, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit, takim me Mitsotakis

21/04/2026
Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.