Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Turizmi, të jetë a të mos jetë…, i parë me sytë e një të huaji

23/08/2017
VIDEO/ Turizmi, të jetë a të mos jetë…, i parë me sytë e një të huaji
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gabriel është një eksplorues i cili prej 30 vjetësh udhëton nëpër botë. Ai shkruan dhe filmon udhëtimet e tij si një guidë praktike për turistë të tjerë. Kanalin e tij në Youtube e ndjekin mbi 100 mijë fansa. Në këtë episod ai duhet të udhëtojë nga Berati drejt Dhërmiut, ku ka prenotuar një dhomë kohë më parë. Në qytetin e Beratit ai informohet se është me lehtë të marrë një furgon (i kushton 500 lek te reja), i cili e lë atë në rrugën ku duhet të kalojë autobusi nga Tirana drejt jugut. Pas një pritje të gjatë aty, ai merr një taksi së bashku me udhëtarë të tjerë, e cila e çon deri në Vlorë (i kushton 500 lek te reja). Taksisti i ofron ta çojë në Dhërmi për 40 euro. Ai mendon të presë autobusin nga Tirana dhe pyet një taksist në Skelë – Vlorë se ku është stacioni? Taksisti i ofron udhëtimin deri në Dhërmi për një vlerë 40 Euro po ashtu, por Gabrieli nuk pranon. Taksistët e informojnë se stacioni është te Rrapi-Vlorë, pak kilometra nga Skela (i kushton 10 euro). Duke pritur autobusin te Rrapi, një furgon i rastit i ofrohet deri në Llogara, nga ku drejtuesi i mjetit e këshillon të marrë autobusin meqenëse aty ndalojnë udhëtarët për drekë (i kushton 200 lek të reja). Pas ndalimit në Llogara i duhet të presë shumë, ndërsa autobusi nuk vjen. Gabrieli gjatë ecjes së tij në këmbë nëpër shi, rastis më në fund disa turistë polakë të cilët e çojnë deri në Dhërmi (pa pagesë). I gjithë ky udhëtim zgjat 8 – 9 orë thotë ai, i surprizuar dhe tejet i rraskapitur.
Duhet të kuptojmë njëherë e mirë se turizmi duhet të konsiderohet si një pasuri e përbashkët të cilin nuk e zotërojnë as aktorët qeveritarë dhe as ata private. Ai është aq komleks dhe i brishtë njëkohësisht saqë duhet ruajtur me rreptësinë e një diamanti në galerinë e madhe Shqipëri. Është një pasuri e cila përbëhet nga atraksione turistike natyrore, trashëgimi kulturore, monumente historike etj, ku infrastruktura rrugore dhe ajo akomoduese si elementë përbërës në vetvete, duhet ta plotësojnë në mënyrë korrekte duke e shtyrë drejt një promovimi real. Por, më e rëndësishmja, sjellja në mënyrë profesionale e burimeve njerëzore të përfshira në këtë sektor për të arritur pritshmëritë e palëve duhet të jetë absolutisht primare. Nuk ka asnjë vlerë bukuria natyrore, aeroporti funksional apo hoteli luksoz me 5 yje, por i pa çertifikuar, nëse një turist haset me një sjellje anormale të vendasve dhe agjentëve të përfshirë në këtë fushë.
Resurset tona turistike janë bijë e nënës natyrë dhe krijimtari shpirtërore e të parëve tanë, të cilat duhet ti konsiderojmë si jelek shpëtimi në një kohë ku konkurueshmëria rajonale dhe globale po merr përmasa të reja. Ky “jelek shpëtimi” në radhë të parë duhet kuptuar nga e gjithë shoqëria me sy të lirë e të qartë, në ujërat e turbullt ekonomikë në të cilët po notojmë si një mundësi e shpejtë për përmirësimin e kushteve të jetesës. Gjithashtu duhet të kuptojmë se si ta “veshim” dhe përdorim atë. Për të mbijetuar duhet të ‘ notojmë” të gjithë bashkë me jelekun veshur, sepse i vetëm ky “jelek” shpëtimtarë nuk ka mundësi të lëvizë…
Në lajme këtë sezon kemi parë çudira nga më të ndryshmet, të cilat tregojnë qartë mos-përgatitjen qytetare, të zyrtarëve apo të stafit të njësive turistike, për sa i takon një turizmi adeguat.
Aktualisht vendi ynë po zgjohet me mundësitë e reja të të bërit turizëm. Por nëse ky shans nuk përdoret në mënyrë sistematike dhe korrekte nga të gjithë ne të cilët bëjmë pjesë në këtë flotë turistike, atëherë Ai do të mbetët vetëm një histori ku ‘Shqipëria mendoi se mund të bënte turizëm’ por e kaploi gjumi thellë. /Vlora DMO – 23 gusht 2017

Video e plotë e udhëtimit të Gabrieli-it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.