Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Ilir Meta merr një dhuratë të çmuara nga Baba Mondi në majën e Tomorrit

22/08/2017
Presidenti Ilir Meta merr një dhuratë të çmuara nga Baba Mondi në majën e Tomorrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në malin e Tomorrit në Berat zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm me rastin e festës së Abaz Aliut.
I pranishëm në pelegrinazhin e Malin të Tomorrit, festë e cila do të zgjasë 5 ditë, ishte sot, dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Sot shënohet 25 vjetori i rihapjes së peligrinazhit dhe me këtë rast Baba Edmond Brahimaj i dhuroi Presidentit një medaljon prej floriri.
Në cilësinë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Baba Mondi bekoi dhe uroi të gjithë besimtarët që i janë bashkuar këtij pelegrinazhi.
“Sheshet e kësaj teqeje mbushen kurdoherë me besimtarë që rriten nga viti në vit duke e kthyer këtë vend të shenjtë në një qendër të rëndësishme të faljes, mëshirës dhe afrimit me krijuesin”, u shpreh ai.
Pas fjalës përshëndetëse të Baba Mondit, Meta, tha se një numër kaq të madh pjesëmarrësish nuk e kishte imagjinuar kurrë.
“Të dashur besimtarë, është një kënaqësi të jem sot këtu me ju dhe të shoh këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme që nuk do e kisha imagjinuar 25 vite më parë, kur bashkë me kryegjyshin e atëhershëm Baba Reshatin erdhëm këtu për të rifilluar një traditë të ndërprerë për disa dekada. Atëherë ishin shumë pak njerëz e besimtarë, por sot janë kaq shumë duke e shndërruar këtë në një ndër pelegrinazhet më të njohura e të suksesshëm”, tha Meta.
Presidenti i Republikës gjithashtu tha se ripërtëritja e besimeve në Shqipëri është në një progres të pandalshëm dhe se një gjë e tillë është e mirë për vendin.
“Në 25 vite ripërtëritja e këtyre besimeve ka ardhur gjithnjë e më shumë në një progres të pandalshëm. Theksoj rolin e bektashizmit për vaditjen e atdhedashurisë, dhe sot jemi dëshmitarë të mësimeve të mira që vazhdon të na japë. Mali i Tomorrit përfaqëson një fuqi hyjnore për të frymëzuar jo vetëm besimtarët por të gjithë njerëzit për të luftuar për vlerat më të mira njerëzore, për dinjitetin njerëzor, për të shprehur mirënjohjen për sakrificat ndaj dhe kjo fuqi e mbinatyrshme do vazhdojë të tërheqë si magnet akoma më shumë qytetarë e njerëz që përpiqen të gjejnë forcë për sfidat që kanë për të ardhmen e tyre”, tha Meta.
Qindra pelegrinë, kanë vërshuar drejt këtij vendi të shenjtë, për të kremtuar festën pranë teqesë së Abaz Aliut, vend i cili çdo vit frekuentohet mbi dhjetëra mijëra besimtarë.

Comments 1

  1. kulmaku says:
    9 vjet ago

    Floti???????
    E “gezofah”, po pa lavdi, ose me mire me turp.
    Me siguri eshte nje metaforre ose “nje ta fut me lavd”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.