Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ledina Mandija, kjo është deklarata e zv/kryeministres në mbyllje të mandatit

17/08/2017
Zëvendëskryeministrja Mandia prezanton drejtorin e ri të AZHBR
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas mbylljes së mandatit të zv/ kryeministres, Ledina Mandija ka dhënë një deklaratë falenderimi. Mandija ka falenderuar të gjithë anëtarët e Task Forcës për kontributin e dhënë përmes informacioneve dhe raportimeve.

DEKLARAT E PLOTE

Mbyllet proçesi zgjedhor, Mandija Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija në mbyllje të procesit zgjedhor dhe mandatit të Task-Forcës për zgjedhjet 2017 dëshiron të falenderojë:
Të gjithë anëtarët e Task-Forcës për kontributin e dhënë përmes informacioneve,
raportimeve dhe diskutimeve në funksion të monitorimit të procesit zgjedhor si dhe për
gjetjet e konstatimet gjatë këtij procesi;
Anëtarët e ftuar të Task-Forcës për pjesëmarrjen në mbledhjet e Task-Forcës dhe bashkëpunimin si dhe për informacionin e dërguar prej tyre; Institucionet e tjera dhe ato të pavarura për informacionet, raportimet dhe problematikat e dërguara lidhur me procesin zgjedhor në zbatim të VKM 473/2017.
Një falënderim i sinqertë shkon për të gjithë partnerët ndërkombëtarë për kontributin dhe asistencën në hartimin dhe përgatitjen e akteve nënligjore në kuadër të këtij procesi, për ekspertizën e tyre dhe për pjesëmarrjen në mbledhjet e Task-Forcës. Gjithashtu një falënderim i veçantë është për median e shkruar, audio-vizive dhe online për pasqyrimin korrekt dhe çast pas çasti të punës së Task-Forcës përgjatë procesit zgjedhor.
Raportimet në media për gjetjet dhe qëndrimet e Task- Forcës kanë kontribuar në realizimin e synimeve të saj dhe konstatimin e realitetit në të cilin zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Task -Forca është përpjekur të jetë transparente me median dhe kjo është shprehur përmes qindra lajmeve, një numër të madh njoftimesh për shtyp, daljesh televizive dhe intervistash në oraret më të ndjekura të emisioneve shqiptare. Në përfundim të procesit zgjedhor materiali përmbledhës që pasqyron gjetjet dhe konkluzionet e ministrive dhe të institucioneve të tyre të varësisë, dërguar me shkrim apo të diskutuara në mbledhjet e Task-Forcës, përbën produktin përfundimtar të punës që I shpërndahet anëtarëve të Task-Forcës, subjekteve zgjedhorë, OJF me objekt veprimtarie në fushën e zgjedhjeve si dhe partnerëve ndërkombëtarë e pjesëmarrësve të tjerë në proces.
Çdo e dhënë në materialin përmbledhës është një pasqyrim i saktë, i konsoliduar dhe sistematik i të gjithë informacionit dhe raportimeve në kohë të bëra veçmas nga secila ministri, si organ kushtetues, në përputhje me sferën e përgjegjësisë shtetërore që mbulon. Ky material do të shërbejë në të ardhmen për forcat politike, por edhe për institucionet shqiptare që të reflektojnë lidhur me sjelljen institucionale dhe politike si dhe për të kryer ndryshimet e duhura në kuadrin ligjor me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Tags: DEKLARATE FALENDERIMIMANDIJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.