Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INSTAT/ Shqipëria, vendi me numrin më të ulët të familejeve që nuk kanë banesë në pronësi

15/08/2017
Denoncohet Erion Veliaj: Kat pa leje por edhe me hekur radioaktiv
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për shkak të konservatorizmit apo dhe rrethanave të tjera specifike të kohëve të sotshme, Shqipëria është në mesin e vendeve europiane me numrin më të ulët të familjeve që nuk kanë banesë në pronësi.
Baza e të dhënave të BE-së në lidhje me strehimin tregon se vendet ish-komuniste ku përfshihet edhe Shqipëria, trashëguan banesa në pronësi për shkak të çmimeve të ulëta me të cilat i privatizuan ato gjatë rënies së sistemit.
Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, vetëm 5.5% e familjeve jetojnë me qira, referuar të dhënave nga anketa e familjes së vitit 2015 dhe pjesa tjetër e kanë në pronësi.
Në Bullgari, gjithashtu një pjesë e madhe familjeve kanë shtëpi në pronësi. Të dhënat e Eurostat tregojnë se atje 81.5% e banesave janë në pronësi nga familjet, por së fundmi ka një rritje të lënies së tyre peng. Në Hungari, rreth 73% e banesave janë në pronësi të familjeve.
Studimi i BE-së tregon se në përgjithësi, në të gjitha vendet ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore, përqindja e pronarëve pa hipotekë është shumë e lartë.
Në të kundërt në vendet nordike, ka një normë shumë të ulët të pronësisë ndaj shtëpive. Në Norvegji vetëm 21.9% e familjeve kanë në pronësi shtëpi, në Danimarkë vetëm 15% e tyre, në Holandë vetëm 9.8% dhe në Suedi vetëm 9.2%.
Danimarka, Holanda dhe Suedia, në të njëjtën kohë futen në vendet që kanë edhe numrin më të madh të banesave me qira, me përqindjet më të larta të të gjitha vendeve të analizuara.
Në Itali, situata është ndryshe. Një vend ku, tradicionalisht, familjet kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke lënë trashëgimi shtëpi tek fëmijët. Në Itali, 57% e familjeve janë pronare të shtëpive, kjo përqindje arrin në 71% duke marrë në konsideratë shtëpitë e lëna peng në banka. /monitor/

Tags: banesafamiljeSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.