Ka përkundur “në mes të katër rrugëve” një grua nga Tirana, e cila ka denoncuar dy persona të cilët i kanë përvetësuar banesën me anë të falsifikimit.
Policia e Tiranes njofton se dje janë referuar materialet në Prokurori për dy personat, P. H., dhe S. H., të dy nga 58 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas Policisë, ata dyshohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve i kanë përvetësuar banesën.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 07. 08. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit P. H.,dhe S. H., vjeç 58 e 58 banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë përvetësuar banesën e shtetases L. K., vjeç 64, banuese në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.





