Policia vendore e Tiranës bën të ditur se, shtetasja S. M., vjeç 40, banuese në Tiranë, kallëzon se, një ditë më parë i janë larguar nga banesa dy djemtë e saj të mitur vjeç 12 e 10.
Nga ana e Policisë, mësohet se po punohet për gjetjen e tyre.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.





